Athina në kaos (FOTOT NGA PROTESTA)
Policia u desh të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit sot në Athinë. Qindra të rinj u përleshën me policinë në rrugë. Ata u mblodhën në sheshin Syntagma pranë parlamentit, ku bënë thirrje për rikthimin e dhrahmisë, u ranë daulleve e kënduan slogane kundër BE-së. Të rinjtë mbanin veshur maska gazi. Mediat thonë se dhuna mund të shtohet në ditët që vijnë.









