E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shkarkon grupin e numeruesve ne njesine Nr-8 Basha kryeson

Sapo ka mbaruar mbledhja e rradhës e KQZ-së ku është diskutuar për procesin e numërimti ët votave. KQZ vendosi me 6 vota shkarkimin e grupeve të numëruesve të PS-së, në KZAZ 54 në njësinë nr . 8 .

Sipas vendimit të KQZ-së, deri në orës 12: 30 minuta PS duhet të dërgojë numërues të tjerë, për të garantur kështu vazhdimin e procesit.
Grupet e numërimit braktisën vendin e numërimit duke lënë fletët e votimit në tavolinë dhe duke mos i mbyllur në kuti.

Deri tani në Tiranë janë numëruar 182 kuti nga 485 dhe në avantazh është zoti Lulzim Basha 46582 vota dhe Rama me 46270 vota. Pra zoti Basha është në avantazh me 312 vota.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›