E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ODIHR, raporti i plote paraprak per zgjedhjet

TIRANE– Kjo deklaratë e Konstatimeve dhe Përfundimeve Paraprake është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës (Kongresi). Zgjedhjet vendore të vitit 2011 janë vlerësuar për përputhshmërinë e tyre me angazhimet e OSBEsë dhe Këshillit të Europës për zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin shqiptar. Kjo deklaratë lëshohet përpara përfundimit të procesit zgjedhor. OSBE/ODIHR-i do ta publikojë raportin e vet përfundimtar e gjithëpërfshirës, duke përfshirë rekomandimet për përmirësime të mundshme, rreth tetë javë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Byroja e Kongresit do të diskutojë rreth një raporti për zgjedhjet, si dhe do të miratojë draft rekomandimet dhe rezolutën në takimin e rradhës në mes të muajit qershor. Raporti dhe tekstet do të konsiderohen për miratim nga Kongresi në seancën e ardhshme plenare në mes të muajit tetor 2011. Institucionet e përfaqësuara dëshirojnë t’u shprehin falenderimet e tyre autoriteteve, partive politike dhe shoqërisë civile për bashkëpunimin dhe janë gati të vazhdojnë mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.

PERFUNDIMET PARAPRAKE
Zgjedhjet e 8 majit 2011 për qeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë ishin konkurruese dhe transparente, por u zhvilluan në një atmosferë polarizimi të lartë dhe mungese besimi ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës. Si në zgjedhje të kaluara, asnjëra prej dy partive kryesore politike nuk i kreu me përgjegjshmëri detyrat e saj zgjedhore, duke ndikuar negativisht administrimin e të gjithë procesit. Ditën e zgjedhjeve, votimi u krye relativisht mirë, edhe pse me vështirësi procedurale, por numërimi u vonua në shumë zona. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për qetësi nga Presidenti dhe Kryeministri, në shumë bashki dhe komuna gjatë fushatës u vërejt dhunë e lidhur me zgjedhjet. Megjithatë, zgjedhjet kishin edhe aspekte pozitive, të cilat hodhën themelet për progresin në të ardhme. Ndër to mund të përmenden përmirësimi i listave të votuesve, puna e Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve lidhur me ankimimet përpara ditës së zgjedhjeve dhe një mjedis mediatik pluralist. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) funksionoi në mënyrë transparente dhe, pavarësisht ndarjes së dukshme, i përfundoi përgatitjet teknike për zgjedhjet. Megjithatë, polarizimi pati ndikim në punën e KQZ-së, ku hera-herës diskutimet kishin natyre të ashpër dhe politike. Vendimet lidhur me çeshtjet e debatuara mes dy partive kryesore u trajtuan me tone partiake dhe jo në kolegjialitet. Disa prej këtyre vendimeve nuk ishin të bazuara në Kodin Zgjedhor dhe u rrëzuan pas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor.
Kodi Zgjedhor është vlerësuar paraprakisht se siguron një bazë të detajuar teknike për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike nëse zbatohet me qëllimin për të mbështetur zgjedhje të tilla dhe ligjin. Megjithatë, ai përmban mangësi dhe paqartësi dhe jo gjithmonë merr parasysh specifikat e zgjedhjeve vendore. Vonesa në lidhje me emërimin e komisionerëve të zgjedhjeve çuan në mosrespektimin e disa afateve kohore. Partia Socialiste në opozitë (PS) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) vonuan caktimin e anëtarëve të komisioneve të nivelit të mesëm, duke e detyruar KQZ-në të ndërhynte në mënyrë që zgjedhjet të vazhdonin sipas kalendarit. Pas caktimit të tyre, shumica e komisioneve punuan në kolegjialitet gjatë periudhës para-zgjedhore. Partia Demokratike në pushtet (PD) dhe PS-ja nuk i emëruan në kohë anëtarët e KQV-ve dhe grupeve të numërimit. Edhe deklaratat e këtyre partive që vinin në dyshim integritetin e administrimit të zgjedhjeve dëmtuan besimin e publikut tek zgjedhjet. Autoritet janë përpjekur shumë për të përmirësuar listat e votuesve. Megjithatë, një numër i madh votuesish nuk e kanë një adresë të regjistruar, një çeshtje që vazhdon që prej zgjedhjeve të kaluara. Regjistrimi i kandidatëve ishte gjithëpërfshirës. Shumica e partive hynë në zgjedhje si pjesë e dy koalicioneve, kryesuar nga PD-ja dhe PS-ja. Fushata ishte aktive në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe të gjithë kandidatët mundën të zhvillonin fushatën në mbarë vendin. Fatkeqësisht, në disa zona, pati raste të konfirmuara presioni ndaj nëpunësve publikë për të mbështetur PD-në. Abuzimi me burimet administrative duket se ishte pakësuar ndjeshëm; megjithatë, në pak raste, zyrtarët qeveritarë dhe vendorë i përdorën aktivitetet zyrtare për qëllime fushate. Zgjedhjet u mbuluan gjerësisht prej medias. Media ofroi një pluralitet pikëpamjesh, duke i ndihmuar votuesit të bënin një zgjedhje të informuar. Megjithatë, mungon media vizive tërësisht e pavarur, me shumicën e kanaleve private të rreshtuar përkrah njërës nga dy partitë më të mëdha. Televizioni publik u siguroi partive minutazh falas, por gjatë mbulimit me lajme, i kushtoi më shumë kohë televizive koalicionit qeverisës. Disa propozime të Bordit të Monitorimit të Medias (BMM) pasqyruan emrërimet/caktimet partiake të anëtarëve të tij, duke vënë e ulur besueshmërinë e tij. Një vendim i KQZ-së, bazuar në një propozim të BMM-së, u kërkonte transmetuesve televizive që gjatë mbulimit me lajme, të përdornin kasetat e përgatitura nga vetë partitë dhe u lejonte partive të ushtronin ndikim mbi zgjedhjet editoriale në programet e lajmeve. Ky vendim u rrëzua në në bazë të një ankimimi. Sistemi i ankesave dhe ankimimeve lejoi një trajtim të efektshëm të çeshtjeve gjatë periudhës para zgjedhore. Kolegji Zgjedhor veproi në mënyrë profesionale dhe të paanshme gjatë shqyrtimit të ankimimeve përpara ditës së zgjedhjeve. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor nuk e zbardhi vendimin brenda afatit ligjor, me përjashtim të një rasti. Kodi Zgjedhor specifikon përfaqësimin gjinor në listat e kandidatëve për anëtarët e këshillave, por nuk parashikon në mënyrë të efektshme që të plotësohet kjo kërkesë. Ndëshkimi për mosplotësimin e kërkesave gjinore është vetëm një gjobë e vogël. Duket se kanë qenë të shumta rastet në të cilat listat e kandidatëve për zgjedhjet e këshillave nuk i plotësuan kërkesat gjinore. Numri i kandidateve femra mbeti shumë i ulët. Ndryshe nga periudha parazgjedhore, dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por e paorganizuar në disa raste. Vëzhguesit vendorë ishin të pranishëm në pothuajse të gjitha KQV-të dhe VNV-të dhe dukeshin se ishin në gjendje të vëzhgonin zgjedhjet pa pengesë. Në momentin e hartimit të kësaj deklarate, qendrat e vëzhguara të numërimit duket se funksiononin mirë dhe me transparencë, me disa përjashtime. Megjithatë, numërimi po vazhdon me ngadalësi dhe është i paorganizuar në disa raste. Në disa vende, numërimi i votave ka pasur ndërprerje të paparashikuara. Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet pjesërisht nga administrimi i fazave të mbetura të procesit zgjedhor duke përfshirë numërimin, nxjerrjen dhe shpalljen e rezultateve si edhe trajtimin e ankesave apo ankimimeve të mundshme.

Sfondi historik Presidenti i Shqipërisë, Z. Bamir Topi, deklaroi më 6 shtator 2010 se zgjedhjet për qeverisjen vendore do të zhvilloheshin më 8 maj 2011. Këto janë zgjedhjet e para vendore që do të zhvillohen që nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor në dhjetor 2008. Në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, PD-ja së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) dhe parti të tjera, fitoi me shumicë të ngushtë dhe formoi qeverinë. Rezultatet e zgjedhjeve u kundërshtuan nga koalicioni zgjedhor që kryesohej nga PS-ja, dhe deputetët e saj bojkotuan parlamentin deri në mars 2010. Që nga zgjedhjet e 2009-ës, mjedisi politik ka vazhduar të jetë shumë i polarizuar, me një retorikë të ashpër dhe sulme personale, si edhe demonstrata nga ana e opozitës. Tensioni u rrit menjëherë pas një proteste anti-qeveritare të organizuar nga PS-ja në Tiranë, më 21 janar 2011, ku pati përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë. Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Pati disa vizita ndërkombëtare të nivelit të lartë për të bërë thirrje për qetësi dhe përgjegjësi në periudhën përgatitore për zgjedhjet e 8 majit. Kuadri Ligjor dhe Sistemi Zgjedhor Kuadri ligjor që rregullon zgjedhjet vendore të 2011-ës përbëhet kryesisht nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Dispozitat e Kodit Zgjedhor mbështeten dhe zbatohen nëpërmjet vendimeve dhe udhëzimeve të KQZ-së. Legjislacion tjetër që zbatohet përfshin Ligjin për Qeverisjen Vendore, Ligjin mbi Demonstratat dhe dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile, të Kodit të Procedurës Administrative dhe të Kodit Penal. Ligji për Partitë Politike u ndryshua në mënyrë të konsiderueshme në shkurt 2011, sidomos në lidhje me financimin e partive politike. Kodi Zgjedhor është produkt i reformave zgjedhore nisur pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007 dhe është hartuar dhe mbështetur nga të dy, PD-ja dhe PS-ja. Kodi Zgjedhor adresoi një numër rekomandimesh të bëra më parë nga OSBE/ODIHR dhe është vlerësuar se siguron një bazë të plotë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, nëse zbatohet me qëllimin për të repektuar përmbajten dhe frymën e ligjin.
1
Megjithatë, disa prej rekomandimeve mbeten ende të paadresuara, përfshirë ato të raportit përfundimtar të MVZ-së së OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Përpos këtyre, Kodi Zgjedhor ka një sërë mangësish dhe paqartësish në lidhje me zgjedhjet vendore. Për shembull, nuk është e qartë nëse ka një prag minimal lidhur me përfaqësimin në këshillat vendore; jdispozitat për financimin e fushatës së zgjedhjeve vendore nga fondet publike janë të pasakta; dhe nuk ka asnjë dispozitë lidhur me regjistrimin e kandidatëve për bashkinë e Tiranës. Mangësitë apo paqartësitë e tjera që kanë të bëjnë si me zgjedhjet vendore, ashtu edhe ato parlamentare, përfshijnë afatin kohor të përpilimit të Listave Përfundimtare të Votuesve (LPV), emërimin e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe grupeve të numërimit të votave dhe dispozita mbi reklamat politike me pagesë të transmetuara në median vizive. Kryetarët e Bashkive, kryetarët e komunave dhe këshillave të 384 njësive të qeverisjes vendore (NjQV) zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, ndërkohë që kryetarët e bashkisë dhe të komunave zgjidhen sipas sistemit mazhoritar. Kryetari i KQZ-së informoi MVZ-në e OSBE/ODIHR-it se çeshtja e pragjeve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave vendore nuk do të vendoset deri në ndarjen e mandateve pas ditës së zgjedhjeve.
Administrimi i Zgjedhjeve Zgjedhjet për qeverisjen vendore të vitit 2011 u administruan nga një administratë zgjedhore me tre nivele që përbëhet nga KQZ-ja, 66 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe 4,882 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV). Numërimi i votave bëhet në 66 Qendra të Numërimit të Votave (VNV), të cilat mbulojnë një ose më shumë bashki dhe komuna. KQZ-ja është një organ prej shtatë anëtarësh të zgjedhur nga parlamenti nëpërmjet një formule që synon të garantojë ekuilibër ndërmjet partive të shumicës dhe opozitës. KQZ-ja i përfundoi përgatitjet teknike për zgjedhje, përfshirë printimin e fletëve të votimit, shpërndarjen e materialeve dhe miratimin e udhëzimeve për procedurat e numërimit. Megjithatë, mjedisi për përgjithshëm politik ndikoi në punën dhe kolegjialitetin e KQZ-së. Tre anëtarët e emëruar nga opozita e ndërprenë pjesëmarrjen në mbledhjet e KQZ-së nga janari deri më 8 prill, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve me anëtarët e mazhorancës për miratimin e rregullave dhe procedurave të brendshme të KQZ-së.
2
Shpesh diskutimet ndërmjet anëtarëve të KQZ-së ishin të ashpra. Ndërsa në përgjithës KQZ-ja i merrte vendimet unanimisht, ajo votoi me tone partiake (katër anëtarë të propozuar nga shumica kundër tre anëtarëve të propozuar nga opozita) lidhur me çeshtjet e debatuara mes PD-së dhe PS-së. Pati edhe mosmarrëveshje nëse disa vendime mund të merreshin me shumicë të thjeshtë apo kërkonin një shumicë të cilësuar prej pesë votash. Dy vendime të marra pa shumicë të cilësuar u rrëzuan nga Kolegji Zgjedhor në bazë të një ankimimi. KQZ-ja në përgjithësi u tregua transparente gjatë procesit të vendimmarrjes. Seancat ishin publike dhe transmetoheshin drejtpërdrejt në faqen e saj të internetit. Megjithatë, rendi i ditës nuk publikohej gjithmonë 24 orë para seancës, sikurse parashikohet me ligji. Anëtarët e opozitës dhe përfaqësuesit partiakë të PS-së deklaruan gjatë seancave se jo gjithmonë i merrnin që më parë dokumentat për diskutim. Në disa raste, kryetari i KQZ-së i trajtonte këto shqetësime duke e shtyrë diskutimin për në seancën e rradhës. KZAZ-të duhet të ishin ngritur tre muaj përpara zgjedhjeve, por partitë nuk i dorëzuan propozimet e tyre brenda afatit ligjor. Ndonëse partitë e mazhorancës i emëruan anëtarët menjëherë pas kësaj, partitë e opozitës nuk e bën këtë gjë, duke e lënë gjysmën e KZAZ-ve pa kuorum.
3
Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk e parashikon këtë situatë, KQZ-ja miratoi një vendim për emërimin e komisionerëve nga organizatat e shoqërisë civile, duke u mundësuar KZAZ-ve të merrin vendime lidhur me hapat e rëndësishme të procesit zgjedhor, si regjistrimi i kandidatëve. Deri në fund të marsit, që të gjitha partitë kishin dorëzuar emrat e komisionerëve dhe anëtarët e KZAZ-ve mund të emëroheshin sipas ligjit.
4
Pas këtyre emërimeve, shumica e KZAZ-ve punuan në kolegjialitet gjatë përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve. Megjithatë, jo të gjitha KZAZ-të organizuan mbledhje të rregullta dhe as nuk respektuan orarin e punës rekomanduar nga KQZ-ja. Mjaft anëtarë të KZAZ-ve u zëvendësuan gjatë procesit me kërkesë të partive që i kishin emëruar.
5
KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk respektuan mjaft afate kohore, si caktimi i VNV-ve, përzgjedhja e partive me të drejtën për të emëruar anëtarë të grupeve të numërimit, miratimi i manualeve të proceduave dhe caktimi i KQV-ve. Disa prej këtyre afateve të parespektuara erdhën si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e moszbatimit nga ana e partive të detyrave dhe përgjegjësive që u ka dhënë ligji, sidomos në caktimin/emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve dhe KQV-ve. Këto vonesa duket se nuk ndikuan në përgatitjen e përgjithshme të materialeve, por tensionuan administratën zgjedhore. Trainimi i anëtarëve të KZAZ-ve lidhur me procedurat e votimit dhe numërimit filloi dy javë në vonë nga koha e planifikuar për shkak të miratimit me vonesë të manualeve të trainimit prej KQZsë. Përpos kësaj, KQZ-ja nuk arrit të trainonte të gjithë anëtarët e KQV-ve për shkak të caktimit me vonesë të tyre prej partive politike dhe për shkak të ndryshimeve të përbërjes së KQV-ve në minutën e fundit.
Me ligj, qendrat e votimit (QV) duhet të kenë ndërmjet 150 dhe 1000 votues të regjistruar. Në pothuajse të gjitha bashkitë kishte qendra votimi me më shumë sesa 1000 votues, në disa raste deri në 2000 votues. QV-të me një dendësi të tillë mund të bëhen objekt i dyndjeve, rradhëve të gjata ose problemeve të tjera. Ndërrimi i vendndodhjes së QV-ve nga ambjente private në ambjente publike u bë objekt debati politik. Për Kamzën dhe minibashkitë e Tiranës 4 dhe 9, këto çeshtje u ankimuan pranë Kolegjit Zgjedhor.
6
Në përputhje me përgjegjësitë e veta, KQZ-ja përgatiti një fushatë për informimin e votuesve e cila kishte të bënte me procedurat e votimit, pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe parandalimin e votimit familjar. Regjistrimi i Votuesve Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 3 166 279. Listat e votuesve mbështeten në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile nën varësinë e Ministrisë së Brendshme (MB) dhe përditësohen nga Zyrat e Gjendjes Civile (ZGjC), që janë pjesë e administratës vendore. ZGjC janë përgjegjësve për përpilimin e saktësinë e listave të votuesve. Listat Paraprake të Votuesve u përpiluan dhe u afishuan për publikun në tetor 2010. Listat Përfundimtare të Votuesve (LPV) u përpiluan brenda afatit të datës 8 prill. LPV-të në përgjithësi afishoheshin pranë QV-ve, ndonëse kishte raste që nuk afishoheshin ose vendoseshin në vende ku nuk mund t’i shihnin votuesit. Kopje elektronike të LPV u jepeshin partive me kërkesë të këtyre të fundit.

Ministria e Brendshme ka bërë përpjekje për eliminimin e regjistrimeve të dubluara dhe regjistrimeve të personave të vdekur nga regjistri civil. Gjatë një verifikimi kryer në periudhën tetor - nëntor 2010, në Regjistrin Civil, u gjetën rreth 39 000 të dhëna të dubluara, që u korrespondonin rreth 19 000 qytetarëve. Pas kontrolleve, në të gjitha ZGjC-të, numri i të dhënave të dubluara ra në 1 600. Dublimet e mbetura, sipas MB-së mund të fshihen vetëm prej ZGjC-ve, përfshirë dublimet që shfaqen në NjQV të ndryshme. Pavarësisht këtij progresi, u vërejtën një sërë çeshtjesh me listat e votuesve. Ndërmjet numrit të përgjithshëm deklaruar nga KQZ-ja (bazuar në të dhënat nga KZAZ-të) dhe numrit të njoftuar nga MB-ja (bazuar në bazën e të dhënave kombëtare), kishte një mospërputhje prej 1 420 votuesish. Sipas MB-së kjo ndodhte pasi ZGjC-të printonin LPV-të data të ndryshme nga ato urdhëruar prej MB-së.. Përveç kësaj, kontrolle të rastit të LPV nga MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it treguan se më shumë se 1 200 votues të përfshirë në LPV nuk figuronin në asnjë QV. Afërsisht 40 për qind e votuesve në LPV në mbarë vendin nuk e kishin kodin e veçantë të banesës.
7
Këta votues raportohet të jenë kryesisht emigrantë ose qytetarë pa adresë të regjistruar. Ky numër varion në gjithë vendin, por është më i lartë në Vlorë (54 për qind), Durrës (51 për qind), dhe Prrenjas (55 për qind). Ky problem vijon që nga zgjedhjet e kaluara dhe mund të ndikojë në cilësinë e listës së votuesve. PS-ja pretendoi se një numër njerëzish ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme me qëllim që të shtohej numri i votuesve të regjistruar dhe të ndryshohej ekuilibri i pushtetit në disa NjQV. Disa zyrtarë të PS-së deklaruan publikisht se mund të depozitoheshin ankesa të tjera kundër votuesve të tillë që shfaqeshin ditën e votimit ose se ata nuk do të lejoheshin të votonin. Këto prentendime nxitën tensionet në javën përpara ditës së votimit. Regjistrimi i Kandidatëve Gjithsej regjistruan kandidatë për zgjedhjet vendore 53 parti politike. Prej tyre, 22 konkurruan në zgjedhje si pjesë e koalicionit të kryesuar nga PD-ja, Aleanca për Qytetarin, dhe 23 parti konkurruan si pjesë e koalicionit të kryesuar nga PS-ja, Aleanca për të Ardhmen. Sipas KQZ-së, ka pasur 872 kandidatë për kryetar bashkie, përfshirë 44 kandidatë të pavarur dhe rreth 75 000 kandidatë për këshillat, ku vetëm 62 prej tyre të pavarur. Duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk e përcakton organin përgjegjës për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet për kryetarin dhe këshillin e bashkisë së Tiranës, këta kandidatë i regjistroi drejtpërdrejt KQZ-ja. Në bazë të ankimimit u rrëzuan 18 vendime lidhur me refuzimin e regjistrimit nga KZAZ-të. Në dy NjQV, fillimisht KQZ-ja nuk i kishte shënuar në fletën e votimit listat e partive të regjistruara, për shkak të gabimeve të KZAZ-së. Në një rast, PBDNJ-ja bëri ankim në Kolegjin Zgjedhor dhe u shënua në fletën e votimit në NjQV-në përkatëse, ndërsa në rastin tjetër nuk pati ankim. Fushata Zgjedhore Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë politike mjaft të polarizuar. Disa kryetarë partish përdorën një gjuhë të ashpër kundër kundërshtarëve, përfshirë pretendimet për korrupsion dhe përgjegjësinë për ngjarjen e 21 janarit 2011. Partitë e opozitës shprehën mungesën e besimit tek autoritetet dhe administrata zgjedhore, ndërsa partitë në pushtet shprehën pretendime se komisionerët e zgjedhur nga opozita do të pengonin procesin.

Fushata zgjedhore u hap zyrtarisht më 8 prill. Kryetarët e partive zhvilluan mitingje në gjithë vendin dhe zyrat vendore të partive organizuan akvititete fushate në shkallë të gjerë, përfshirë takimet me grupe të vogla të votuesve dhe fushatat derë më derë. Vëmendja u përqëndrua më tepër në zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune sesa në zgjedhjet për këshilla, dhe veçanërisht në garën për kryetar bashkie të Tiranës. Kandidatët, veçanërisht ata të PD-së i vunë theksin çështjeve vendore, ndërsa PS-ja e përqëndroi kritikën edhe ndaj punës së qeverisë, sidomos të Kryeministrit. Të dyja palët përdorën gjerësisht reklamat e fushatës. Shumë reklama të PS-së ishin mjaft negative, përfshirë pamje të ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Zyrtarët e shtetit, kryesisht Presidenti dhe Kryeministri bënë thirrje të përsëritura për një fushatë të qetë dhe paqësore. U shënua edhe një numër i madhe incidentesh të dhunshme të lidhura me zgjedhjet në disa qarqe, përfshirë edhe incidente jo fatale me armë, vënie explozivi në pronat e kandidatëve dhe partive, rrahje dhe kërcënime, të cilat prishën atmosferën e fushatës.
8
Kjo është në kundërshtim me paragrafin 7.7 të Dokumentit të OSBE-së të Kopenhagenit në vitin 1990
9
. Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR dhe delegacionit të Kongresit iu raportuan një sërë ankesash në shumë qarqe të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë si edhe nxënësit, është ushtruar presion ose për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës të PD-së, ose për të mos shkuar në aktivitetet e opozitës. Presione të tilla përfshinin kërcënime për humbjen e vendit të punës ose nota të ulëta për nxënësit. MVZ i OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si të besueshme rastet e presionit në qarkun e Tiranës, Kukësit, Elbasanit, Vlorës dhe Korcës. Kryeministri pranoi raste “sporadike” të një presioni të tillë dhe bëri thirrje për t’u dhënë fund atyre. Përveç kësaj, si PD-ja, ashtu edhe PS-së ngritën pretendimin se punonjësve të sektorit publik u kërkohej të jepnin të dhënat personale dhe të anëtarëve të familjes, përfshirë edhe vendin e votimit, si formë presioni. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it verifikoi disa raste në qarkun e Elbasanit dhe Tiranës. Pati mosmarrëveshje për vendosjen e posterave dhe flamujve në shumë zona. Dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe një udhëzim i KQZ-së që rregullojnë përgjegjësinë e autoriteteve vendore për përcaktimin e vendeve për afishimin e materialeve të fushatës nuk janë zbatuar rregullisht dhe në shumë vende nuk janë zbatuar aspak. Në disa raste kjo çoi në heqjen e posterave ose flamujve dhe ndonjëherë edhe në konfrontime të dhunshme. Eshtë i ndaluar përdorimi i burimeve administrative për qëllime fushate. Qysh në hapje të fushatës, Kryeministri nxorri një udhëzim ku u kërkohetj zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë që burimet administrative, veçanërisht automjetet, të mos përdoreshin për qëllime fushate, në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në një numër të kufizuar rastesh, qeveritarët, përfshirë Kryeministrin dhe kryetarët aktualë të bashkive që rikandidojnë në Tiranë dhe Durrës, shfrytëzuan aktivitetet zyrtare për qëllime fushate. Media Që të dyja, si media vizive, ashtu edhe ajo e shkruar janë të ndara sipas linjave politike. Pavarësisht kësaj, larmia e mediave u lejoi votuesve të zgjidhnin ndërmjet një pluraliteti pikëpamjesh. Stacionet e shumta radiofonike dhe televizive janë burimi i parë i informacionit. Qarkullimi i medias së shkruar është i kufizuar në zonat urbane. Kodi Zgjedhor rregullon të gjithë median vizive gjatë periudhës së fushatës me rregulla strikte të mbulimit me lajme, reklamave me pagesë dhe minutazhit falas. Media e monitoruar nga MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it mbuloi gjerësisht fushatën zgjedhore me lloje të ndryshme programesh
10
. Këtu u përfshinë 35 debate televizive të planifikuara ndërmjet përfaqësuesve të partive dhe kandidatëve vendorë, ndonëse në 16 raste nuk u paraqit njëri ose që të dy kandidatët. Transmetuesi publik TVSH u akordoi partive politike kohë televizive falas sipas Kodit Zgjedhor. Media vizive e monitoruar i respektoi dispozitat e heshtjes zgjedhore. Ndërsa ligji parashikon që TVSH-ja duhet të ofrojë kohë televizive të barabartë për partitë më të mëdha gjatë edicionit të lajmeve, ajo i kushtoi 42 për qind të lajmeve politike PD-së dhe 36 për qind PS-së. 10 për qind iu kushtua qeverisjes së kryesuar nga PD-ja. Për partitë e tjera politike mbeti vetëm 12 për qind e mbulimit me lajme. Toni i lajmeve ishte më shumë pozitiv për PD-në dhe disi më negativ për PS-në. Për kanalet private, monitorimi i medias tregoi ndarjen politike ndërmjet medias, por edhe larminë e pikëpamjeve që iu transmetuan votuesve. TV Klan favorizoi partitë në pushtet, ndërsa Vizion Plus favorizoi opozitën. Top Channel dhe News 24 kishin në përgjithësi tone neutrale ndaj PD-së dhe PS-së, por përdorën tone më negative ndaj qeverisë. TV Klan i kushtoi PD-së 59 për qind të mbulimit me lajme, 27 për qind PS-së dhe 7 për qind qeverisë. Vizion Plus favorizoi opozitën i kushtoi PS-së 47 për qind të mbulimit me lajme, 34 për qind PD-së dhe 7 për qind qeverisë. News 24 i kushtoi 45 për qind të mbulimit me lajme PS-së dhe 33 për qind PD-së. 5 për qind e kohës iu kushtua qeverisë. Top Channel i kushtoi 41 për qind të mbulimit me lajme PS-së, 31 për qind PD-së dhe 12 për qind qeverisë. KQZ-ja emëroi Bordin e Monitorimit të Medias (BMM), organin përgjegjës për të mbikqyrur nëse media vizive po u përmbahej kërkesave ligjore për të ofruar mbulim të ekuilibruar të fushatës. Raportet e monitorimit, BMM-ja ia dorëzoi KQZ-së dhe bëri propozime për t’i urdhëruar transmetuesit të ofronin minutazh kompensues. Megjithatë, disa prej propozimeve të BMM-së pasqyronin përbërjen e tij partiake. Dy vendime të KQZ-së marrë sipas propozimeve të BMM-së ishin kontradiktore. Më 14 prill, KQZ-ja e urdhëroi median të ndërpriste transmetimin e dy reklamave elektorale të PS-së me argumentin se PS-ja nuk ishte qartësisht e dallueshme si sponsor i tyre. Vendimi bazohej në nenin 84.4 të Kodit Zgjedhor, megjithëse ky nen nuk specifikon se si duhet të identifikohet një reklamë elektorale
11
. Reklamat u ritransmetuan pasi u identifikuan më qartë si të partisë. Vendimi i dytë urdhëronte transmetuesit të shfaqnin kasetat e përgatitura nga subjektet zgjedhore në rast se stacionet e kishin të pamundur t’i mbulonin me lajme dhe u jepte partive politike kompetenca për të përcaktuar mbulimin me lajme të aktiviteteve të partive dhe kandidatëve.
Ky vendim shkonte përtej Kodit Zgjedhor dhe u lejonte partive politike të ushtronin ndikim në vendimet editoriale të medias vizive. Vendimi u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor. Më 29 prill, KQZ-ja refuzoi një propozim të PS-së për të refuzuar transmetimin e reklamave të fushatës së PD-së në kanalet televizive që e kalonin kufirin kohor prej 90 minutash.
13
KQZ-ja e mbështeti refuzimin në argumentimin se reklamat e sponsorizuara nga koalicioni në mbështetje të kandidatëve duhen llogaritur veçmas nga reklamat e sponsorizuara nga partia. Për pasojë, kufiri u llogarit edhe një herë sipas numrit të partive në koalicion me 411 minuta për koalicionin e kryesuar nga PD-ja dhe 310 minuta për koalicionin e kryesuar nga SP-ja. Ankesa dhe Ankimime KQZ-ja shqyrton ankesat mbi hvillimin e procesit zgjedhor lidhur me vendimet e KZAZ-ve dhe me mosmarrjen e një vendimi nga KZAZ-të. Vendimet e KQZ-së dhe mosmarrja e një vendimi nga KQZ-ja, mund të ankimohen pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, vendimet e të cilit janë të formës së prerë. Kolegji Zgjedhor përbëhet prej tetë gjyqtarësh që zgjidhen me short. Partitë e mëdha parlamentare kanë të drejtën të refuzojnë gjyqtarët pa paraqitur ndonjë arsye, një dispozitë që cënon parimin e pavarësisë së gjyqësorit.
14
Deri ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja kishte shqyrtuar 57 ankesa lidhur me refuzimin e kandidatëve nga KZAZ-të. KQZ-ja shqyrtoi rreth 40 nga këto raste në themel dhe regjistroi 22 kandidatura. Në dy raste, KQZ-ja përdori standarte të ndryshme për një parti jo-parlamentare dhe për një parti parlamentare, duke i urdhëruar KZAZ-të pranonin dokumentat e regjistrimit të kësaj të fundit me argumentimin se duhet të mbrohej e drejta e votuesve për të zgjedhur, ndërsa rrëzoi ankimimin e palës tjetër. Gjatë periudhës parazgjedhore, Kolegji Zgjedhor shqyrtoi 33 ankimime kundër vendimeve të KQZsë. 22 prej tyre u përkasin regjistrimit të kandidatëve ose refuzimit për regjistrim të kandidatëve. Shumica e tyre ishin depozituar nga partitë parlamentare kundër regjistrimit të kandidatëve të pavarur ose kandidatëve nga partitë e vogla, por shumica prej tyre nuk u pranuan. Ankimimet e tjera kishin të bënin me median (shih rubrikën e Medias), me caktimin ose vendndodhjen e QV-ve, përdorimin e vulave rezervë dhe përmbajtjen dhe formën e fletës së votimit. Kolegji Zgjedhor i gjykoi shpejt ankimimet dhe respektoi të drejtat procedurale të palëve. Ai nuk dha arsyetimin e tij me përjashtim të një rasti. Edhe pse vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë, arsyetimi i tyre është i rëndësishëm, veçanërisht kur KQZ-së i kthehet një vendim i veti për shqyrtim. Pjesëmarrja e Grave Përfaqësimi i grave në jetën politike shqiptare mbetet i ulët. 23 nga 140 deputetë në Kuvend janë gra (16. për qind). Kodi Zgjedhor parashikon që në zgjedhjet vendore një në tre emra në secilën listë të kandidatëve duhet t’i përkasë selicës gjini. Mosrespektimi i kuotave gjobitet me vetëm 30,000 Lek (afërsisht 213 Euro). Fillimisht, disa lista të partive nuk i plotësonin kërkesat gjinore, por partive iu dha mundësia që t’i korrigjonin. KQZ-ja e ka gjobitur një parti për mosrespektim të kërkesave gjinore (listën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për këshillin e Tiranës), por deklaroi se nuk do të rishikojë përputhshmërinë e listave të kandidatëve dorëzuar nga KZAZ-të përpara ditës së votimit. Duket se kanë qenë të shumta rastet që listat e kandidatëve për këshilla nuk i plotësonin kërkesat gjinore. Në këto zgjedhje, nga 872 kandidatë për kryetarë bashkie dhe komune, vetëm 14 ishin gra (2 për qind). Kodi Zgjedhor përmban dispozita për të siguruar pjesëmarrjen e grave në KQZ dhe KZAZ. Dy nga shtatë anëtarët e KQZ-së janë gra. Numri i grave anëtare të KZAZ-ve është i ulët, veçanërisht në pozicione drejtuese. Në bazë të të dhënave nga KQZ-ja, gratë përfaqësojnë 26 për qind të të gjithë anëtarëve të KZAZ-ve, por vetëm një përqindje të vogël të kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve. Nuk ka kërkesa gjinore për në KQV; vëzhgimi ditën e zgjedhjeve tregoi se vetëm rreth 13 për qind të kryetarëve KQV-ve ishin gra. Pjesëmarrja e Pakicave Kombëtare Të drejtat e pakicave kombëtare garantohen me Kushtetutë, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për numrin e tyre. Pakica me numrin më të madh është komuniteti Grek, i vendosur kryesisht në jug të vendit. Pakica të tjera më të vogla përfshijnë pakicën Rome, Egjiptiane, Vllahe, Maqedonase, Bullgare, Sërbe, Malazeze dhe Boshnjake. Në këto zgjedhje kandidonin katër parti politike që përfaqësoheshin si parti të pakicave: PBDNJ, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian si edhe Partia e Tolerancës së Re. Mbetet i panjohur numri i përfaqësuesve të pakicave kombëtare në administrimin e zgjedhjeve. MVZ-së së OSBE/ODIHR-it iu raportua presioni i ushtruar prej autoriteteve publike ndaj disa përfaqësuesve të komunitetit Egjiptian.
15
Persona të ndryshëm që u takuan shprehën shqetësimin për përpjekjet e supozuara për t’u blerë votën komunitetit rom dhe atij egjiptian. Një numri votuesish romë dhe egjiptianë mund t’u jetë hequr e drejta e votës për shkak të mungesës së dokumenteve të caktuara të identifikimit.
16
Vëzhguesit Vendas Kodi Zgjedhor parashikon praninë e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve. Vëzhguesit nga shoqëria civile u akredituan nga KQZ-ja , ndërsa vëzhguesit e partive u akredituan nga KZAZ-të. Procesi i akredititimit u krye në mënyrë gjithëpërfshirëse. Nga vëzhguesit vendas, 4617 përfaqësonin organizatat joqeveritare (OJQ-të). Për partitë në koalicion, e drejta për të caktuar vëzhgues i takon koalicionit dhe jo partive; megjithatë, kandidatët mund të jenë të pranishëm në VNV. 18 OJQ u bashkuan si Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, i cili shpërndau rreth 170 vëzhgues afatgjatë dhe mbi 900 vëzhgues afatshkurtër. Koalicioni deklaroi se do të vizitonte të gjitha KQV-të dhe VNV-të në mbarë vendin. Vëzhgues të tjerë vendas vinin nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Forumi i Vëzhguesve Vendorë që monitoron pjesëmarrjen e grave në zgjedhje. Dita e Zgjedhjeve, Numërimi dhe Nxjerrja e Rezultateve Zgjedhore Dita e zgjedhjeve ishte relativisht e qetë krahasuar me fushën parazgjedhore. Dita e zgjedhjeve u nga çorganizimi në një numër qendrash votimi, por shumica e problemeve në këto QV kishin natyrë procedurale. Mbi të gjitha, transparenca e procesit ditën e zgjedhjeve u vlerësua pozitivisht. Kandidatët politikë i shpërndanë përfaqësuesit në pothuajse të gjitha QV-të dhe VNV-të, ndërsa vëzhguesit vendas jo partikë ishin të pranishëm në një të pestën e QV-ve të vizituara. KQZ-ja njoftoi një pjesëmarrje në zgjedhje prej 51 për qind. Shumica e QV-ve të vëzhguara u hapën me vonesë (57 nga 75). Disa prej vonesave ishin si shkak I mungesës së materialeve zgjedhore, përfshirë fletët e votimit, bojën ose kutitë e votimit, por edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të KQV-ve lidhur me procedurat. Vëzhguesit raportuan probleme procedurale në 19 QV dhe persona të paautorizuar brenda 10 QV-ve, shumica aktivistë të partive. Këta faktorë bënë që vëzhguesit ta vlerësonin negativisht hapjen në numri të madh të QVve (21 QV). Gabimet në prodhimin ose shpërndarjen e fletëve të votimit rezultuan në moszhvillimin e tri garave zgjedhore dhe votimi u anullua në tetë QV të tjera.
17
Procesi i votimit u vlerësua si pozitiv prej vëzhguesve në 90 për qind të QV-ve të vizituara. Vlerësimi negativ në 10 për qind të tyre ishte kryesisht për shkak të problemeve procedurale, të cilat mund të jenë shkaktuar prej emërimit me vonesë të anëtarëve të KQV-ve dhe mungesës së trainimit të standartizuar. Në 16 për qind të QV-ve të vëzhguara, nuk u ndoqën gjithmonë procedurat dhe KQV-të nuk i njihnin procedurat në 12 për qind të rasteve. Kjo ishte mjaft e dukshme në procedurën e lyerjes së gishtit me bojë pasi komisionerët nuk i kontrollonin rregullisht votuesit nëse e kishin (20 për qind të vëzhgimit) apo nuk e kishin gishtin me bojë (7 për qind). Votimi familjar/në grup, çka dhunon fshehtësinë e votës, u vërejt në 21 për qind të QV-ve të vizituara. Në shumë QV kishte dyndje (14 për qind) ose vendosje të papërshtatshme të mjeteve të votimiy (6 për qind). Tensioni ose shqëtësimet u vërejtën brenda 7 për qind të QV-ve të vizituara. Disa materiale zgjedhore mungonin në 4 për qind të QV-ve. Vlerësimi i vëzhguesve varionte sipas rajoneve, me Tiranën të vlerësuar në përgjithësi si më pozitivisht (94 për qind). Ndonëse në një shkallë më të vogël se problemet procedurale, u vërejtën një numër parregullsish. Votuesit u kërcënuan në 15 raste (në pothuaj 2 për qind të vëzhgimeve) ose u ndikuan në zgjedhjen e tyre (4 për qind). Votimi nga persona të tjerë u vërejt në 5 për qind të QV-ve të vizituara dhe i njejti person “ndihmonte” votues të ndryshëm në 3 për qind të QV-ve. Vëzhguesit verifikuan dy raste të në kutinë e votimit ballot box stuffing. Në 18 nga 72 QV-të e vëzhguara, procedurat mbyllëse nuk aplikoheshin gjithmonë plotësisht. Në 6 QV kishte tension ose trazirë, dhe mbyllja në disa KQV u vonua në mënyrë të panevojshme. Vëzhguesit e vlerësuan mbylljen si pozitive në 56 QV. Transporti i materialeve në VNV u vlerësua pozitiv për të gjitha QV-të e vëzhguara. Në momentin e publikimit të këtij raporti, VNV-të e vëzhguara duket se po funsionojnë mirë dhe me transparencë, me përjashtim të disa rasteve. Megjithatë, numërimi po vazhdon me ngadalësi dhe, në disa raste, me ndërprerje të paparashikuara. Hera-herës numërimi është vlerësuar si i paorganizuar. Aktivitetet janë ndikuar nga tensione (25 VNV) edhe nga prania e personave të paautorizuar (30 VNV), edhe pse në përgjithësi ata nuk po ndërhyjnë në procesin e numërimit. Të kuptuarit e procedurave të numërimit vlerësohet si i dobët në 10 VNV. Në kundërshtim me praktikën e mëparshme, në momentin e hartimit të kësaj deklarate, publikimi i rezultateve paraprake të zgjedhjeve nga KQZ-ja nuk u lëshua duke specifikuar QV-në dhe KZAZnë, por ishte i kufizuar në numrin e përgjithshëm të votive nga kandidatët dhe subjektet politike.

INFORMACION PER MISIONIN DHE FALENDERIME
Tiranë, më 10 maj 2011 – Në vijim të një ftese të hershme të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë drejtuar OSBE-së më 5 nëntor 2010, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) ngriti Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) më 28 mars. MVZ-ja e OSBE/ODIHR –it ka një ekip bazë prej 16 anëtarësh dhe 24 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në 11 vende në mbarë vendin. Ditën e zgjedhjeve, u shpërndanë rreth 315 vëzhgues afatshkurtër. Në total, pati vëzhgues nga 36 vende pjesëmarrëse në OSBE. Jonathan Stonestreet nga SHBA-ja është Shef i MVZ-së së OSBE/ODIHR –it. Në vijim të një ftesëe nga Ministri i Brendshëm, Byroja e Kongresit vendosi të vëzhgonte zgjedhjet vendore. Më 12-13 prill u krye një mision parazgjedhor për të bërë një vlerësim të parë politik të situatës. Kongresi organizoi misionin e tij të vëzhgimit më 4-10 maj. Delegacioni përfshinte 14 përfaqësues vendorë dhe rajonalë të zgjedhur nga 11 shtete. Katër anëtarë të delegacionit janë anëtarë të Komitetit të Rajoneve të BE-së. Kreu i delegacionit është Hana Richtermocová nga Republika Çeke. Z. Volkram Gebel nga Gjermania është raportuesi. Vëzhguesit vizituan mbi 1000 QV nga 4 882 të tilla dhe vëzhguan numërimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultateve në 54 nga 66 VNV. Institucionet e përfaqësuara dëshirojnë të falenderojnë autoritetet shqiptare për ftesën për të vëzhguar zgjedhjet, Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin dhe dokumentat e akreditimit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe autoritetet e tjera për asistencën dhe bashkëpunimin e tyre. Gjithashtu, institucionet dëshirojnë t’i shprehin vlerësimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:
• Z. Jonathan Stonestreet, Shef i MVZ-së së OSBE/ODIHR –it në Tiranë; • Z. Jens Eschenbächer, Zëdhënës i OSBE/ODIHR-it (+48 603 683 122); ose
Z. Drew Hyslop, Këshilltar i OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet, (+48 603 793 783); • Znj. Hana Richtermocova, Kryetare e Delegacionit të Kongresit; • Znj. Antonella Cagnolati, Drejtore e Kongresit (+33 6 63 47 87 28).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›