E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ shkresë Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Të përcaktohen rregulla për subjektet e identifikuara si “palë të treta”

KQZ i ka dërguar një shkesë Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. KQZ ka propozuar disa ndryshime mbi ligjin zgjedhor, ku sipas KQZ disa prej rregullave që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore mund të rikonsiderohen nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore brenda një periudhe nga 2-3 mujore, në mënyrë që ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor të mund të hyjnë në fuqi për zgjedhjet që do të mbahet në maj-prill të 2023. 

Sipas KQZ, duhet të përcaktohen rregulla për financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si “palë të treta”. Po ashtu, KQZ propozon përcaktimin se ç’duhet të jetë e ndaluar për funksionarët public në kuadër të fushatës zgjedhore, si dhe mekanizmat për verifikimin mbi përdorimin e aseteve publike dhe veprimtarinë e institucioneve publike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›