E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reforma Territoriale, trupa diplomatike në Tiranë takim me grupin e Alibeajt

Grupi i Enkeljed Alibeaj ka zhvilluar një takim me trupën diplomatike ku në fokus të bisedave ka qenë edhe Reforma Territoriale. Të pranishëm në takim ishin ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë, ndërsa nga deputetët demokratë ishin Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi.

Në përfundim të takimit Alibeaj u shpreh se diskutuan për reformat dhe paralajmëroi se do të ketë edhe takime të tjera.

“Ishte një nga takimet që i kemi pasur si format shumë kohë më parë. Objekti i takimit ishin reformat që kemi inciuar në parlament, nga reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative. PD kërkon shtimin e bashkive në 94 të tilla dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›