KQZ shpërndan sot mandatet e fundit të deputetëve
Megjithatë, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të shpallet më 1 gusht. Megjithëse Kodi i ri zgjedhor, ndryshoi jo pak mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, rezultati përfundimtar nuk u shpall në kohën e duhur. Prej gati një muaj, KQZ-ja ka shqyrtuar ankimimet e partive politike. Më pas, një pjesë e këtyre ankimimeve pas shqyrtimit nga anëtarët e KQZ-së, përfunduan në Kolegjin Zgjedhor, i cili la në të gjitha rastet në fuqi vendimet e marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Partia Socialiste ka sulmuar jo pak si KQZ-në ashtu edhe Kolegjin Zgjedhor, që sipas saj ishin të urdhëruar nga Sali Berisha.“Edhe Kolegji Zgjedhor nuk i shpëtoi vendimmarrjes së tij në kundërshtim me ligjin, duke ecur në frymën e vendimeve politike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne erdhëm këtu për më shumë drejtësi, për më shumë zbatim të ligjit, por edhe këtu presionet politike gjetën vendin e tyre dhe rrëzuan kërkesën e PS-së”, deklaroi Eridian Salianji, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor.
Por, ndryshe mendon përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor. “Vendimi i Kolegjit ka qenë jashtëzakonisht ligjor, mjaft i arsyeshëm për mua, me shumë përgjegjësi, sepse Kolegji mori përsipër të mbronte një të drejtë shumë të madhe, përndryshe procesi zgjedhor do të kishte pësuar një dëm shumë të madh. Ai do ishte shkatërruar në themelet e veta”, është shprehur Njazi Kosovrasti, nga PD-ja.