Pushimet e liderëve; Thaçi në Tetovë, Ahmeti në Shqipëri
Politikanët edhe këtë verë do të kenë më shumë obligime politike, sesa kalimin e pushimeve verore pranë ndonjë bregdeti apo riviere turistike. Por megjithatë, destinacionet e krerëve të partive politike mbeten sekrete për atë se ku do të kalojnë pushimet.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kohë më parë paralajmëroi se nuk ka pushime për krerët e saj por edhe anëtarët e kryesisë, për shkak të angazhimeve intensive partiake. “Po kemi angazhime partiake dhe të gjithë do të fokusohemi në aktivitete të ndryshme me forumet dhe degët partiake. Kjo është pjesë e një vendimi që është mbështetur nga kryesia e partisë”, ka theksuar deputeti i PDSH-së, Imer Aliu. Sipas tij, partia e tyre do të ketë takime intensive me bazën për t`i njoftuar me projektet partiake, sidomos marrëveshjen e re të propozuar nga kryetari i PDSH-së.
Edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi ka përjashtuar pushimet për shkak të angazhimeve të tij për marrëveshjen dhe takimet intensive me anëtarë partiak dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër, funksionarët e partisë shqiptare në pushtet BDI, por edhe zyrtarët e lartë të kësaj partie për agjencinë e lajmeve INA kanë njoftuar se po i kalojnë pushimet në vende të ndryshme turistike, por që nuk jepet destinacioni i tyre.
Riviera turke por edhe bregdeti shqiptarë janë dy destinacionet më të preferuara për funksionarët integristë.
Burime pranë kësaj partie kanë theksuar se kryetari i tyre Ali Ahmeti këtë vit do të pushojë në bregdetin shqiptar, edhe ate diku në jug të Shqipërisë. Nga ana tjetër, veteranët e kësaj partie, siç është ndër ta deputeti Rafiz Haliti ka theksuar se nuk do të shkojë në pushime, por do të kalojë pushimin në shtëpi. “Do të qëndrojë në shtëpi, nuk kam ku të shkoj, kam shumë angazhime”, ka theksuar Haliti.