KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve pa opozitën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vetëm me 4 votat e mazhorancës, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit, në vend afro 4 muaj pas ditës së votimit. Mbledhja e fundit e këtij institucioni për zgjedhjet lokale, u çel me debate që para votimit, sollën edhe largimin e opozitës nga salla.
Gjithçka nisi menjëherë pas fjalës së avokatit të PS-së, në KQZ, Genc Gjonçaj i cili duke iu drejtuar Arben Ristanit tha se nuk e njihte atë si kryetar të KQZ-së.. Kaq mjaftoi që kreu i këtij intitucioni, të mos i jepte më fjalën avokatit të PS-ë, me argumentin se ai nuk njihte institucionin.
“Më duhet t`ju drejtohem pasi ju nuk përfaqësoni në vëmendjen tim dhe të opozitës kryetarin e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve”, u shpreh Gjonçaj. Nënrketarja e KQZ-së dhe anëtari i PS-së, në këtë institucion, Artan Laze e cilësuan këtë vendim si një përjekje për të mos diskutuar manipulimin e zgjedhjeve nga opozita dhe vendosën të largohen. Pas ikjes nga opozita, kreu i KQZ-së, hodhi në votim aktin, i cili u kalua me 4 vota pro. Me çertifikimin e rezultatit nga KQZ-ja, përfundon zyrtarisht procesi i zgjedhjeve lokale, ku rezulton se “Aleanca për Qytetarin” ka fituar zgjedhjet me 141 723 vota më shumë se koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.
Sipas vendimit përfundimtar të KQZ-së, koalicioni i djathtë ka marrë 813 335 vota, kurse koalicioni i majtë ka marrë 617 612 vota.
Sa i përket partive politike, PS-ja rezulton fituese e 5 bashkive më shumë se maxhoranca. Sigla e Partisë Socialiste është votuar nga 432 823 zgjedhës, ndërsa sigla e Partisë Demokratike nga 330 950.