KQZ shperndan mandatet e fundit

Megjithese sot perfundon procesi i shperndarjes se mandateve per 12 qarqet e vendit sipas votave te 28 qershorit, Kodi Zgjedhor e detyron Komisionin te prese dhe pese dite per shpalljen perfundimtare te rezultatit te zgjedhjeve parlamentare.
Kjo pasi Kodi Zgjedhor u jep subjekteve politike nje afat peseditor per te ankimuar perllogaritjen nga KQZ te formules ne shperndarjen e mandateve.
Kolegji Zgjedhor vendosi dy dite me pare te lere ne fuqi vendimet e Komisionit Zgjedhor lidhur me tabelen e rezultateve per qarkun e Shkodres, Tiranes dhe Fierit, gje qe jep sot mundesine KQZ-se qe te zyrtarizoje keto rezultate dhe t'i perktheje ne mandate numerike dhe nominale.
Sipas rezultateve te deritanishme te KQZ-se ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", i drejtuar nga PD fitoi 70 mandate, koalicioni "Aleanca Socialiste per Integrim", i drejtuar nga LSI 4 mandate dhe koalicioni "Bashkimi per Ndryshim", i drejtuar nga PS 66 mandate.