KQZ shqyrton projektvendimin per ngritjen e ZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon sot mbledhjen e radhës sot, ku pritet të miratojë projektvendimin për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për zgjedhjet për Kuvendin e 2013-ës.
Shtimi i numrit të ZAZ është shoqëruar me debate mes anëtarëve në Komisionin Qendror Zgjedhor. Propozimi i administratës së KQZ kërkon shtimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor nga 60 në 89 të tilla. Sipas kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi, janë 4 bashki që kanë mbi 80 mijë banorë me të drejtë vote dhe këto 3 bashki do të ndahen në 3 Zona të Administrimit Zonal . Por nga ana e tyre përfaqësuesit e majtë në këtë komision kanë kërkuar shpjegim lidhur me arsyet se përse insistohet në shteimin e ZAZ-ve.
Përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, ka propozuar që numri i ZAZ-ve të rritet deri në 100, bazuar në siç tha ai në përcaktimet ligjore. Ndërkohë që përfaqësuesi i PS-së Genci Gjonçaj, propozoi uljen e ZAZ-ve në 75. Në mbledhjen e kaluar KQZ-ja e shtyu ngritjen e ZAZ-ve pas kërkesës së përfaqësuesve politikë për tu njohur më mirë me materialin. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot edhe projektvendimin për përdorimin e kamerave regjistruese dhe te monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave dhe projekt-vendimit për miratimin e strukturës së personelit shtesë të KQZ për zgjedhjet për e 2013.