E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande Nuk kerkojme falje per Algjerine

Presidenti francez Fransua Hollond ka bërë thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Algjerinë në kuadër të vizitës së tij dy ditore në vendin afrikano verior. Algjeria dikur një koloni franceze bëri një luftë të përgjakshme për pavarësinë e saj.

Hollond tha në një konferencë për shtyp se ai nuk kishte udhëtuar atje për të kërkuar justifikime për Francën për dhunën që shpërtheu në vend gjatë konfliktit të periudhës 1954-1962, por për të parë drejt së ardhmes.

"Nuk jam këtu për të nxjerrë skeletet nga dollapi. Ndodhem këtu që të mund të ndërtojmë një shtëpi të re së bashku. Të themi se ne duhet të punojmë me shpresën se mund të ndërtojmë së bashku. Jo thjesht të mbetemi tek problemet.Kjo vizitë ka të bëjë me të ardhmen. Për sa i përket të kaluarës unë i kam thënë të vërtetat e mia për atë që janë sistemet kolonizatore. Nuk jam këtu për të kërkuar falje”.

Vizita në Algjeri është një tjetër përpjekje për lidhjen e marrëdhënie mes dy vendeve, disa muaj pasi Hollond u bë presidenti i parë francez që pranoi zyrtarisht që algjerianët ishin masakruar në protestën e tyre për pavarësi në Paris në vitin 1961. Gjatë këtij udhëtimi gjiganti i automjeteve, Renault do të firmosë një marrëveshje për ndërtimin e një fabrike pas 33 vitesh mungesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›