E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, shqyton pasdite ankimimet për Fierin e Beratin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot pasdite ankimimet e partive për procesin e numërimit të votave në disa qarqe. Mbledhja e sotme ka nisur me ankimimet e PS, PR dhe G99 për Beratin ku KQZ vendosi t'i bashkojë këto ankimime në një të vetëm dhe t'i shqyrtojë në mbledhjen e pasdites. Gjatë pasdites do të shqyrtohen edhe ankimimet për qarkun e Fierit që janë paraqitur nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dhe që kundërshtojnë vendimet për tabelat e rezultateve zgjedhore në disa KZAZ. Këto dy ankesa meqë kanë objekt të njëjtë është vendosur paraprakisht që të shqyrtohen së bashku.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›