E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i 9-të në Fier/ PS paralajmëron protesta

Partia Socialiste paralajmëron protesta nëse nuk i jepet mandati i 9-të në qarkun e Fierit. Zëdhënësja e selisë rozë Armela Imeraj tha në një konferencë për shtyp se Partia Socialiste nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pa këtë mandat. "Çdo burrë, grua, djalë e vajzë, që nuk pranon të grabitet në të drejtën e vet themelore është i lutur ta ndjekë deri në fund atë që po ndodhë në KQZ dhe të bëhet pjesë e protestës që do të pasojë në rast se mandatin tonë në Fier, e rrëmben çifti i ri i politikës së vjetër", tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›