E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shtyn asgjesimin e fleteve. PS- PD kompromis i perkohshem

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn pa afat asgjesimin e fleteve te votimit. Me vetem voten kunder te kryetarit Arben Ristani si te djathtet ashtu dhe te majtet ne KQZ rane dakord te presin rezultatin e negociatave dhe ndoshta nje konsensus te shpejte mes PD dhe PS para se te vendosin daten kur do te djegin fletet.

Argumentat ligjore te perdorur nga ju zoti Ristani dhe administrata qe ju drejtoni qe materialet zgjedhore te dorezohen ne arkiven e shtetit dhe se fletet e votimit duhet te asgjesohen mund te ishin te pranueshem ne kushtet kur nuk do te kishim nje komision hetimor parlamentar apo nuk do te kishim disa procese hetimore dhe gjykimi te cilat edhe sot jane ne proces hetimit dhe gjykimi tha perfaqesuesi ligjor i PS Genci Gjoncaj.

Te pritet pak kohe derisa te vije nje pergjigje nga PS se si e mendon ajo zhvillimin e metejshem te ngjarjeve tha perfaqesuesi ligjor i PD Njazi Kosovrasti.

Ne nuk kemi luksin qe te presim pa fund qofte edhe marreveshjet e partive politike. gjithsesi duke pare mesazhet nga dy partite e medhaja politike por edhe nga te tjere do te thoja se mund ta leme per nje kohe por jo tepa fund tha Klement Zguri anetar i KQZ.

Une do te isha kunder shtyrjes megjithese pranoj se ka vend per ta shtrydhur dhe pak kohen qe kemi ne dispozicion por do te uli propabilitetin e perqindjes se garancise qe kemi per zhvillimin e zgjedhjeve tha kreu i KQZ Arben Ristani.

Gjate mbledhjes qe do te vendoste daten e asgjesimit te fleteve per here te pare u quajt i mireqene funksionimin e komisionit hetimor parlamentar te ngritur 6 muaj me pare i ngritur vetem me votat e maxhorances ai nuk u be efekt dhe nuk u njoh nga PS.

Pandeli Varfri kerkoi qe KQZ ti dergonte nje leter kuvendit per te percaktuar afatin limit per te ruajtur kutite por kerkesa u hodh poshte.

Azhornuar se fundi e shtune 18 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›