KQZ shtyn për nesër mbledhjen e pritshme për rezultatin e Tiranës
KQZ ka lajmëruar se do të zhvillohet nesër mbledhja e pritshme, ku do të kishte një verdikt për kryeqytetin. Mbledhja ishte lajmëruar për në orën 18:00. Më përpara KQZ u përfshi nga një skandal pasi kishte përfshirë në rezultat dy herë një kuti ku Basha ishte fitues. Rezultati u korrigjua nga ata, por gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë qenë nën akuzë pasi kanë dhënë rezultatet në favor të Bashës. Falë pranisë së medias, shqiptarët kanë mësuar rezultatet më shpejt e me më saktësi.