E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ sot vendim dhe për kutite e Fierit

Të dhënat paraprake nga ky institucion, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70, të majtën dhe të djathtën. Pritet të nisë sot ne Tirane, ne KQZ numërimi i këtyre 3 kutive për të zbuluar nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit.TIRANE-Ndërkohë, tri kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha, PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme, kanë mbërritur paraditen e djeshme në KQZ dhe do të numërohen aty. Të dhënat paraprake nga ky institucion, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70, të majtën dhe të djathtën. Pritet të nisë numërimi i këtyre 3 kutive për të zbuluar nëse do të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit. Këto kuti u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë KZAZ-së 20 në Fier, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PSsë në këtë proces, të cilët e
kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›