E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet sot numërimi i 6 kutive të Fushë-Kuqes në KQZ

Pritet sot numërimi i 6 kutive me votat e zonës se Fushë-Kuqes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ky vendim u mor nga KQZ-ja në mbledhjen e djeshme e cila vendosi mbledhje që 6 kutitë me votat e zonës se Fushe-Kuqes të numërohen sot në orën 09:00 në këtë institucion. KZAZ nr 37 në Laç i kontestoi këto kuti dhe më pas i dërgoi kët 6 kuti në KQZ ku dhe pritet numërimi i tyre. Përfaqësuesit e dy partive, PD dhe PS kërkuan të jenë të pranishëm gjatë numërimit, gjë që u kundërshtua nga kryetari I KQZ Arben Ristani. Gjithashtu sot pritet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrja e një vendimi për KZAZ-në nr. 39, të qarkut të Lezhës dhe për tre kutitë e votimit të KZAZ-së nr. 20 në Qarkun e Fierit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›