E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ s’e mohon, fletët e votimit do t’iprodhonte bashkëshorti i Lleshit

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Kompania nuk doli fituese TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mohoi sot faktin që kompania e vetme pjesëmarrese në tenderin për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të shtatorit është ajo e bashkëshortit të Kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi, por vë në dukje se kjo shoqëri nuk doli fituese.

Në tenderin e datës 14 gusht 2013 për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për komunat Dardhas në Korçë dhe Rrethina në Shkodër,  kompania e vetme që mori pjesë ishte “Adel Co”.

Sipas KQZ-së, nga verifikimi i dokumenteve rezultoi së kjo kompani nuk i plotësonte kriteret e vëna dhe nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, ç’ka çoi në anullimin e kësaj procedure prokurimi.

Mediat e shkruara një ditë parë njoftuan së kompania fituese e tenderit të KQZ-së për prodhimin e fletëve të votimit është “Adel Co”, e krijuar nga Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së.

Nga një kërkim i bërë në Zyrën Kombëtare të Regjistrimit, shoqëria "Adel Co" rezulton të jetë në krijuar në vitin 2012 nga shtetasi Reshit Koni, cili gjithashtu rezulton të jetë pronar i shoqërisë "Adel Print" krijuar në vitin 2008 dhe regjistuar pranë QKR-së nga Arjan Lleshi, bashkëshorti i Lefterie Lleshit.

Arjan Lleshi, mbi bazën e një kontrate mirëbësimi ka emëruar administrator të shoqërisë tij, Konin, pronarin aktual të "Adel Co", të cilit më pas i ka kaluar të gjitha aksionet e "Adel Print".
 
Redaksia online
(e.b/ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›