KQZ takim me partitë për zgjedhjet vendore 2027, PD nuk mbështet zgjerimin e votimit elektronik

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi takimi konsultativ me përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma e Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.
Takimi u zhvillua me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik.
Sipas KQZ-së, nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.
Ndërkohë, KQZ thekson se “rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit”.
KQZ njoftoi se po vlerëson mendimet e tyre, si dhe të gjitha aspektet e lidhura me votimin dhe numërimin elektronik, për të vendosur më pas në lidhje me përdorimin e tyre në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.
Takim konsultativ i Celibashit me partitë parlamentare, foto: Florian Abazaj 1 nga 23/m.q/j.p/r.e/