E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ teston pajisjet elektronike, identifikimi dhe votimi elektronik do të bëhet në njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka testuar sot pajisjet e identifikimit elektronik që do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Përpara se të stacionohet në të gjitha qendrat e votimit, pranë magazinave depozituese të KQZ, nënkomisionerja Lealba Pelinku njoftoi se të gjitha pajisjet janë funksionale dhe së shpejti do të nisë shpërndarja.

Pleniku njoftoi se 31 nga 522 qendra votimi janë ende pa operator të pajisjes së PEI-t.

“Po punojmë të plotësojmë vakancat sepse skemi patur aplikime, shpresojmë që në ditët në vijim ti mbyllim”, tha ajo.

Për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, numri total i qendrave të votimit është 5,225, ndërsa kostoja totale sipas Pelinkut arrin në 1.1 milion dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›