KQZ thirrje zgjedhësve me qëndrim në Itali: Ngarkoni faqen që përmban adresën e vendqëndrimit

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar sot zgjedhësit me qëndrim në Itali.
KQZ ka bërë thirrje që të tregojnë shumë kujdes kur ngarkojnë kartën italiane të identitetit, si dokument për të vërtetuar adresën.
“Sigurohuni të skanoni dhe të ngarkoni faqen që përmban adresën e vendqëndrimit dhe jo faqen ballore të kartës së identitetit”, thekson KQZ.
KQZ fton qytetarët që të shpërndajnë linkun diaspora.kqz.gov.al që të aplikojnë sa më shpejt të njohurit, miqtë dhe të afërmit e tyre dhe të mos e humbin këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
KQZ gjithashtu fton qytetarët që të shkarkojnë në celular aplikacionin KQZ për Android dhe IOS, ose të vizitojnë www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025. /j.p/