E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KQZ urdhëron heqjen e materialeve propagandistike: Asnjë në një distancë prej 300 metrash nga qendrat e votimit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka urdhëruar e heqjen e të gjitha materialeve propagandistike lidhur me zgjedhjet e 14 majit që ndodhen afër qendrave të votimit, KZAZ dhe vendeve të numërimit të votave në të gjithë vendin.

Në vendimin e sotëm (13 maj), KQZ shprehte se këto materiale propagandistike të subjekteve zgjedhore nuk do të lejohen në një distancë jo më të vogël se 300 metra.

Për heqjen e tyre KQZ ka ngarkuar Policinë e Shtetit, policitë bashkiake dhe subjektet zgjedhore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›