E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, vendos të inspektojë KZAZ-në nr.61

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së djeshme vendosi të urdhërojë KZAZ-së nr. 61 të Qarkut Vlorë të plotësojë tabelën përmbledhëse të rezultateve zgjedhore dhe ta miratojë atë. Sipas vendimi gjithashtu KQZ vendosi që inspektorë të saj të shkojnë pranë kësaj KZAZ-je për marrjen në dorëzim të bazës materiale të votimit dhe shoqërimin e sjelljen e saj pranë KQZ-së. Komisionerë të KZAZ nr. 61 kishin refuzuar ta sillnin dokumentacionin zgjedhor pranë Komisionit, për shkak të mungesës së fondeve për të bërë transportin e materialeve zgjedhore drejt Tiranës. 

Lidhur me këtë situatë kryetari i KQZ-së Arben Ristani u shpreh se, ndaj kreut të KZAZ-së nr.61  do të ketë ndjekje penale. “Në këtë rast konstatojmë shpërdorim detyre dhe çështja duhet të ndiqet penalisht. Kemi gati kallëzimin penal dhe do ta ndjekim situatën", nënvizoi ai. Rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor dy ditë më parë , ndarja e mandateve për Qarkun Vlorë shpallte fitues koalicionin “Bashkimi për ndryshim” me 7 mandate, ndërkohë që koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” fitoi 5 mandate. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›