KQZ vijon dhe sot numërimin, Basha 83 vota para Ramës
TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. Në total Basha kryeson momentalisht garën për kreun e Bashkisë së Tiranës me 83 vota në avantazh. KQZ pritet të rinisë sot numërimin rreth orës 10:00, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2.
Është shoqëruar me debate procesi i rinumërimit të votave të hedhura gabim. Anëtarët e KQZ-së debatuan dje në lidhje me kodin e disa kutive, ku kishte parregullsi të shifrave të tyre. Dy prej kutive me probleme në kod rezultuan ato me Nr.16/99/2 dhe 16/85. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi gjatë fjalës së tij në lidhje me këtë çështje se “kodet u ballafaquan me procesverbalet e kutisë dhe janë të rregullta. Është thjesht gabim material”.
Në replikë me të, zv/kryetarja Dëshira Subashi kërkoi që të bëhej hetim administrativ tërësor për këto kuti votimi. “Nuk është gabim material që është shënuar një kod dy herë”, - tha ajo.
Pas saj, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh: “Ju keni logjikën tuaj të gabimit, mbani shënime dhe bëni ankime ku duhet”. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj u shpreh se “kodet janë ndryshuar rrugës dhe kjo rezulton se edhe rezultati është ndryshuar rrugës”.
KQZ miratoi dje në tërësi me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të bashkisë Tiranë. Vendimmarrja e djeshme në KQZ pasoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor në 13 qershor pas ankimimit të PS-së. Kreu i KQZ-së, Ristani bëri të ditur se rinumërimi do të bëhej nga 8 grupe numërimi. Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ-së 45, për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës. Procesi i numërimit do kryhet në sallën kryesore të KQZ-së, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e këtij institucioni. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi. Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë.
(d.b/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tirana, KQZ nisi te shtunen rinumërimin