E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vijon numerimi i Shkodres

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar ndërprerjen e procesit të rinumërimit për qarkun Shkodër, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për qarkun Lezhë.

Por kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi deklaroi se vendimi i Kolegjit ka qenë vetëm për Lezhën dhe duhet pritur vendimi për qarkun Shkodër, për të cilin institucioni do të mblidhet nesër. Deri në këtë orë janë numëruar ZAZ-ja numër 1, që i përket zonës së Malësisë së Madhe, ndërkohë që po vijon ZAZ-ja numër 2. Në ZAZ-në 1 është parë një mospërputhje minimale votash në kutitë e votimit, e cila gjithësesi nuk ka sjellë ndryshim të Pas zgjedhjeveBraçe: E vërteta e votave të LezhësLezha, Kolegji pranon kërkesën e PS PS kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji rezultatit. Për rrjedhojë nuk ka shpërndarje të mandateve mes dy koalicioneve, por për një shpërndarje në radhët e koalicionit të djathtë, pasi është PR që ka kërkuar rinumërimin. Më herët gjatë pasdites, Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm rinumërimin e votave për qarkun e Lezhës. Vendimi në fjalë u përshëndet nga përfaqësuesit e PS, ndërkohë që nga ata të PD u konsiderua si një vendim i papreçedent, që u mbyll rrugë ankimimeve të partive politike. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›