KQZ vijon numërimin, Basha ruan avantazhin
TIRANE- Në ditën e katërt të zbatimit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur rreth orës 17:15 hapjen e kutive për njësinë nr.7 , ku po vijohet me numerimin e fleteve te hedhura në kutinë e gabuar.
Mbledhja e paradites
Si edhe nje dite me pare, mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate te shumta per kodet e sigurisë, për të cilat përfaqësuesit e PS-së kanë pretendime se ka mospërputhje të dukshme dhe të shpeshtë.
Në fokus është vene kodi i pestë, për të cilin përfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti ka deklaruar se per kete nuk ka asnje shqetesim. Sipas tij, me nje kod te tile nuk kane pasur fare pune numeruesit dhe si e tille, edhe ndonje mosperputhje nuk cenon integritetin.
Ne kutite e numeruara gjate paradites, kandidati demokrat Lulzim Basha vijon te ruaje avantazhin ndaj Rames me 74 vota. Pas mbylljes së numërimit në njësinë bashkiake numër 6, Rama ka marre 27 vota dhe Basha 20 vota.
Dje u mbyll dita e trete e numerimit, ku pas hapjes se 378 kutivete njesive 4 dhe 5, kandidati demokrat Lulzim Basha vazhdoi te ruante avantazhin ndaj rivalit socialist Edi Rama.
Ne total gjate dites se djeshme per Bashen jane numeruar 60 vota, ndersa per Edi Ramen 54 vota.
Ne njesine numer 4, numri i votave ka dale i njejte per te dy kandidatet, nga 53 secili, nderkohe qe ne njesine bashkiake numer 5, Basha ka marre 7 vota dhe Rama vetem 3.
Ne total deri diten e djeshme jane hapur 852 kuti nga 1793 qe jane gjithsej per tu hapur ne respekt te zbatimit te vendimit te kolegjit Zgjedhor per numerimin e gjithe votave te gabuara.