E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, hetim të pavaruar mospërputhjes së shifrave

TIRANE- Partia Socialiste njoftoi sot se ka filluar një hetim te pavarur, për atë që e quajti  çmendurinë aritmetike te tabelave te Ristanit, liDhur me mospërputhjen e shifrave në rezultatin për bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Blendi Klosi theksoi se shumë shpejt,  PS do të  zbardhë për çdo qendër votimi skemën e trashë e primitive të vjedhjes të mandatit të Bashkisë së Tiranës.

Sot nuk ka mbetur me qytetar shqiptar apo mik e partner i huaj i Shqipërisë që të mos kuptojë se çfarë krimi është duke kryer Ristani për llogari të Sali Berishës. Ky proces kriminal, ilegjitim, manipulativ e spekulativ nuk mundet dot kurrë të legalizojë vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinën e pushtetit- tha Klosi

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, apo i  Vjedhjeve, siç  tha Klosi, prej 4 ditësh po vazhdon të zhvillojë një proces kriminal që mban firmën dhe vulën e Sali Berishës.

Përpos mungesës së kodeve, zarfeve të votave që zhduken dhe fletëve të votimit që gjenden jashtë zarfeve, tanimë u janë shtuar dhe kërcënimet kundër vëzhguesve të opozitës apo përjashtimet e vëzhguesve që kanë denoncuar parregullsitë dhe manipulimin e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›