E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vijon numërimin e kutive të minibashkisë numër 3

Pas disa orësh pushim, Komisioni Qëndror i Zgjedhjes ka rinisur numërimin e fletëve të votimit të hedhura gabimisht për kryetarin e bashkisë së Tiranës.Numërimi ka vijuar me fletët e gjetura në kutitë e njësisë bashkiake numër 3 në kryeqytet.
 

Ndërkohë më herët KQZ-ja përfundoi numërimin e fletëve të gjetura në kutitë e minibashkisë numër 2 në Tiranë ku kandidati demokrat Lulzim Basha ka ruajtur duke siguruar 92 vota më shumë se sa rivali socialist Edi Rama.
 

Gjatë 201 kutive të numëruara me fletë të kontestuara të kësaj minibashkie kandidati demokrat për Tiranën Lulzim Basha ka marrë 21 vota dhe kandidati socialist Edi Rama ka marrë 12 vota.
 

Ndërkohë për numërimin e fletëve të kontestuara Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka ngritur 8 grupe numërimi dhe parashikohet që ky proces të përfundojë brenda një jave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›