E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, do të shfrytëzojë skemën 4-3-3

Trajneri i Real Madridit, është i gatshëm ta harrojë formacionin e tij 4-2-3-1, për të shfrytëzuar sistemin 4-3-3, gjithnjë sipas Marca.

Ky ndryshim do ta lejonte Nuri Sahin të spostohej në krahun e majtë të mesfushës së përbërë prej tre njerëzve.

Sezonin e kaluar Jose Mourinho përdori formacionin 4-2-3-1, megjithëse ndryshimet që Mourinho mendon t`i bëjë, nuk do ta prekin vetëm mbrojtjen, por do ta forcojnë edhe sulmin.

Mendohet se Khedira do të luajë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa Alonso në qendër, kurse Ozil, së bashku me Ronaldon dhe Benzeman do ta përbëjnë sulmin bombastik madrilen.

Formacioni i ri, nëse fillon të aplikohet nga Mourinho, do të dukej kështu: Casillas; Ramos, Pepe, Riccardo Carvalho, Coentrao; Khedira, Alonso, Sahin; Ozil, Benzema, Ronaldo.

Casillas

Ramos – Pepe – Carvalho – Coentrao

Khedira – Alsono – Sahin

Ronaldo – Benzema – Ozil

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›