E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZdiskuton per djegien e fleteve te votimit

Komisioni Qendror Zgjedhor eshte duke debatuar ne keto momente ne lidhje me fatin e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Ne mbledhjen e sotme te KQZ-se perfaqesuesi i PS-se Genc Gjoncaj kerkoi mosdjegien e fleteve te votimit ne nje kohe kur palet ende jane ne negociata. Sipas tij fletet e votimit duhet te ruhen edhe per nje vit pasi asgjesimi i tyre ne kete moment do te pengonte hetimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu Gjoncaj theksoi se edhe kuadri ligjor ne fuqi e pengon asgjesimin e fleteve te votimit duke shtuar se djegia do te sillte edhe zhdukjen e provave qe mund te jene ne kutite me materialet zgjedhore.

Ndersa perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike Njazi Kosovrasti deklaroi se eshte Kolegji Zgjedhor ai qe duhet te vendose per fatin e fleteve te votimit. Sipas tij KQZ-ja duhet te qendroje jashte interpretimeve partiake per fletet e votimit.

Ai theksoi gjithashtu se kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i ka derguar nje homologut te tij ne Partine Socialiste Gramoz Ruci per fletet e votimit por ende nuk ka marre pergjigje.

Me tej perfaqesuesi i PD-se Kosovrasti kerkoi shtyrjen e mbledhjes se KQZ-se per djegien e fleteve te votimit disa dite ne pritje te nje pergjigjeje nga PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›