E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet betohen Meta dhe Haxhinasto

Pas miratimit nga parlamenti te ndryshimeve ne qeveri Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto jane betuar sot perpara Presidentit te Republikes Bamir Topi.
Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekreteve perkatese si dhe pas betimit mbi Kushtetute te zotit Meta dhe zotit Haxhinasto Presidenti i RepublikesTopi u dorezoi dy anetareve te Keshillit te Ministrave dekretet e emerimit.

Kreu i Shtetit Bamir Topi dha pelqimin e vet para disa diteve lidhur me propozim e Kryeministrit per disa ndryshime ne qeveri pas kerkeses se LSI-se. Topi shpalli dite me pare nje sere dekretesh qe kishin te bejne me ndryshimin e dy ministrave te kabinetit qeveritar duke shkarkuar edhe ministrin e ekonomise Dritan Prifti dhe emerimin ne vend te tij te Ilir Metes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›