E Shtunë, 31 Tetor 2026

K.Ronaldo premton besnikeri

Kristiano Ronaldo nuk humb asnje rast per te perseritur se do ti qendroje besnik Mançesterit. Ai thekson se te gjithe e duan, edhe pse nje sondazh e shpalli lojtarin me te urryer ne kampionatin anglez. Kjo mbi te gjitha per manine e tij, makinat luksoze. Kristiano Ronaldo insiston se do te qendroje tek djajte e kuq edhe pse nga Spanja mberrijne zera qe e çojne tek Reali i Florentino Perez, rikthimi i ish-presidentit te galaktikeve eshte gati. Jam shume i lumtur tek skuadra e Ferguson sepse ndjehem pjese e grupit ka thene portugezi per The San.
Por sipas Deili Star ai eshte antipatik per dashurine me makinat e luksit, pasi shkaterroi brenda 48 oresh nje Ferrari prej 200 mije eurosh ne fillim te muajit, nje dite me vone shkoi ne stervitje me nje Bentli qe kushton diçka me pak. Por se fundmi e shohin ne timonin e nje Porshi po kaq te shtrenjte. Shoket e skuadres tallen shpesh me aftesite e pakta te pilotimit, edhe duke i dhuruar nje makine femijesh me pedale, por Ronaldo gjithsesi deklaron se eshte nje shofer i zoti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›