KS Ndryshimi i klimes mund te rrezikoje paqen ne bote

Pas disa dite debatesh Keshilli i Sigurimit ra dakord ne lidhje me kercenimin global nga ndryshimet klimatike. Pervec kesaj Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Moon iu kerkua te marre ne konsiderate ceshtjet e klimes ne raportet e tij te ardhshme.
Ne debatin e tij per klimen Keshilli i Sigurimit te OKB-se ka deshmuar se edhe per hapa shume te vogel nganjehere duhen kapercyer llogore te thella. Pas nje debati te gjate dhe te veshtire duke diskutuar per elementet thelbesore te tekstit organi me i larte e OKB-se vendosi njezeri 20.7. per versionin perfundimtar te nje deklarate prezenciale e cila perfundimisht doli shume me e kujdesshme dhe jo-detyruese se sa projekti origjinal gjerman. Megjithate ambasadori i Gjermanise ne OKB Peter Wittig foli per nje arritje Ne kemi arritur per here te pare qe te gjithe anetaret e Keshillit te Sigurimit se bashku te konstatojne mundesine e nje kercenimi per paqen ne bote nepermjet ngrohjes globale.
Nje hap perpara
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadori gjerman ne OKB Peter Wittig.
Tekstualisht thuhet se humbja e tokes te shteteve te vogla ishull nga rritja e nivelit te detit mund te kete pasoja ne politiken e sigurise. Formulimet e metejshme u kundershtuan kategorikisht nga Kina dhe vecanerisht nga Rusia. Nje deklarate prezenciale nuk ka karakter rezolute. Ajo eshte nje deklarate e kryetarit aktual te Keshillit te Sigurimit. Aktualisht ai eshte ambasadori gjerman. Wittig theksoi se per shkak te rendesise se temes donte te arrinte patjeter nje vote unanime. Rendesi te vecante ka ne deklarate se ceshtja e ndryshimit te klimes duhet te merret qe tani parasysh ne raportet e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se. Me vendimin e tij organi me i larte i Kombeve te Bashkuara ka deshmuar se ai jo vetem i pergjigjet krizave por edhe vepron duke i parashikuar ato Keshilli i Sigurimit mund ta shfrytezoje mandatin e tij brenda paqes boterore edhe per parandalimin e krizave. Dhe ishte mire qe ai e beri ate sot.
Autor Thomas Schmidt /Angjelina Verbica
Redaktoi Bahri Cani