E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i krizes Me masat e reja lehtesohet barra e krizes ne eurozone

Ndryshim strategjie ne Bruksel. Pas javesh debati perfaqesues nga BE dhe eurozona nuk e cilesojne me si tabu ristrukturimin e borxheve greke ne rast falimentimi. Ky hap do ta lehtesonte Greqine por sjell me vete rrezikun e turbulencave ne tregjet financiare. Gjithashtu vendet e eurozones jane gati ti lehtesojne shtetet ne krize ne kete zone permes kredive emergjente. Keshtu thuhet ne vendimet perfundimtare te samitit te posacem te BE-se per krizen e borxheve ne Bruksel gati per publikim. Sipas saj Greqia Irlanda Portugalia do te marrin kredi ne nevoje me norma te uleta interesi nga 45 ne 35. Ketyre vendeve do tiu zgjatet edhe afati i shlyerjes se kredive ne 15 vjet.

Nderkohe per shpetimin e Greqise vendet e eurozones po shkojne drejt nje pakete te re ndihme me pjesemarrjen per here te pare te bankave dhe siguracioneve. Gjermania ka arritur te fuse ne projektin e paketes 120 miliardeshe linjen e kerkuar prej saj u shprehen diplomatet ne Bruksel.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Berlusconi shkon ne samitin e krizes me nje mal me borxhe

Berlini Nuk duhen renduar taksapaguesit

Berlini kerkoi qe paketat e ardhshme te shpetimit te mos rendojne me mbi taksapaguesit por ne to te perfshihen kreditore private. Diskutohet edhe varianti i perfshirjes se investoreve private ne shpetimin e Greqise por ky shihet me sy kritik nga agjencite e vleresimit financiar sepse ato e kategorizojne nje rats te tille nje selective default praktikisht falimentim nje pamundesi per likuiditet gje qe do te kishte pasoja te pakalkulueshme ne tregjet financiare. Por shtetet e eurozones me sa duket jane te gatshem te marrin persiper nje risk te tille.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti francez Sarkozy ne samit

Holanda dhe Franca duan me shume perfshirje te privatit

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh optimiste se pas ujdise me Francen do te arrihet dakord per nje pakete te re shpetimi. Por Finlanda dhe Holanda kerkojne me shume perfshirje te sektorit privat ne paketen e shpetimit. Greqia ka nevoje per 120 miliarde euro ne dy vitet e ardhshme per te mos falimentuar.

Fondi i krizes per shpetimin e shteteve te eurozones ne krize do te perdoret per blerjen e borxheve shteterore gje qe Gjermania e kishte kritikuar me pare. Fondi i krizes u krijua per te ndihmuar ne rast nevoje shtetet e eurozones ne rrezik falimentimi si Irlanda dhe Portugalia si edhe per te penguar perhapjen e krizes ne vende si Italia e Spanja.

Autor afpdpa/Lindita Arapi

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›