Cikloni zhvendos 1 milion persona në Indinë e gjunjëzuar nga Covid

Më shumë se 1 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre pasi një ciklon i fuqishëm goditi Indinë e gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit.
Cikloni Yaas u përplas në brigjet lindore të Indisë, disa ditë pasi një tjetër stuhi e fuqishme shkaktoi të paktën 150 të vdekur në vend.
Stuhitë e fundit kanë detyruar autoritetet të lëvizin mijëra banorë duke shtuar panikun për një tjetër përkeqësim të situatës me pandeminë, e cila deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 310 mijë personave./A2