E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskuton per veriun e Kosoves


Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.

Sipas mediave të rajonit, instanca më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, që mbështet aleatin e saj ballkanas.

Sipas burimeve, sesioni është caktuar të mbahet në orët e mbrëmjes, ndërkohë që me kërkesë të vendeve perëndimore ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Mësohet se në këtë seancë Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ndërkohë që përsa i përket palës kosovare nuk ka ende një informacion të saktë.

Operacioni i qeverisë kosovare për vendosjen e policëve dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31 do të nisë zbatimin më 16 shtator.

Ai është hartuar në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX dhe është mbështetur nga ambasadorët e vendeve perëndimore të akredituar në Prishtinë, por është kundërshtuar nga Beogradi, që pretendon se një lëvizje e tillë con në zero negociatat.

Njoftimi i planit ka bërë që që prej të mërkurës serbët e Mitrovicës të vendosin barriera në rrugët që të cojnë në veri dhe të bllokojnë urën mbi lumin Ibër.

Bllokimi i urës u raportua pak pas mesnatës. Serbët fillimisht kanë shkatërruar kamerat e sigurisë, që janë të vendosura për shkak të pikës strategjike të urës, që është shndërruar shpesh në skenë të përleshjeve ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve.

Rasmussen: Të shmanget dhuna në veri

Drejtuesit e lartë ndërkombëtarë janë të shqetësuar për Kosovën, në këto ditë tepër të rëndësishme për të. Kështu sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të vizitojë të enjten Kosovën, në përpjekje për të ulur tensionet në pikat kufitare në veri.

Njoftimi i qeverisë kosovare për zbatimin e planit për shtrirjen e autoritetit në veri ka bërë që në këtë zonë të Kosovës të lindin tensionet.

Në disa zona në veri të Mitrovicës, kryesisht në lagjen e boshnjakëve, ka lëvizje të banorëve serbë, të cilët kanë vendosur disa pengesa.

Plani operacional i Prishtinës zyrtare është përgatitur në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in dhe ka marrë mbështetjen e SHBA, Britanisë dhe Francës.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Gjyqtarë të tjerë, të rrezikuar për jetën
Regjistrimi, Berisha sulmon Aleancën Kuqezi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Sequi: Kujdes me borxhin publik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›