KS shtyn seancen per Kosoven
Eshte shtyre seanca e Keshillit te Sigurimit e caktuar per diten e marte, ku pritej te shqyrtohet raporti tre mujor i sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara , Ban Ki-Moon per gjendjen ne Kosove, perfshire dhe procesin e rikonfigurimit te pranise nderkombetare dhe vendosjen e misionit te BE-se, EULEX. Data per seancen ende nuk eshte caktuar, ndersa burime diplomatike ne Bruksel kane thene se mbledhja mund te mbahet te premten. Vendimi per shtyrjen e mbledhjes pasoi refuzimin qe lideret e Kosoves i bene dokumentit 6-pikesh per shtrirjen e misionit EULEX ne Kosove. Dokumenti ka shkelje te shumta , pasi parashikon marrjen e aprovimit te Beogradid , cka nuk ishte percaktuar ne pakon Ahtisarti. Bazuar ne mosarritjen e marreveshjes, pritjet e Prishtines tani jane qe fillimi i misionit te EULEX-it ne Kosove te shtyhet serish.