Rikthehen atentatet ne Irak, 28 te vdekur
Te pakten 28 persona kane humbur jeten dhe rreth 70 te tjere jane plagosur ne dy shperthime ne kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Policia tha se shperthimi i pare ishte nje automjet bombe dhe me pas nje kamikaz ka hedhur veten ne ere ne mesin e policeve dhe civileve, te cilet u afruan t'u ndihmojne te plagosurve. Ne nje sulm tjeter, nje grua hodhi veten ne ere ne nje postbllok ne Bakuba, ne veri te Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e kater njerezve. Policia tha se sulmuesja ishte nje adoleshente, ndersa njeri nga viktimat ishte nje lider lokal sunit, kundershtar i Al Kaedas.