E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS zgjat mandatin e trupave te NATO-s ne Afganistan

Keshilli i Sigurimit i OKB-se ka votuar unanimisht per zgjatjen e mandatit per forcen e sigurise te udhehequr nga NATO-ja ne Afganistan per nje vit.

Rezoluta e Keshillit te Sigurimit thekson nevojen e perpjekjeve te qendrueshme nga Forca Ndihmese Nderkombetare e Sigurise e njohur si ISAF me 143 mije ushtare per te ndihmuar qeverine e Afganistanit ne permiresimin e sigurise dhe per tu marre me kercenimet ekstremiste nga talebanet Al-Kaeda dhe nga grupet e tjera te armatosura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›