E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kiliperfundon me sukses operacioni per shpetimin e 33 minatoreve

Operacioni i shpetimit te 33 minatoreve te bllokuar ne nentoke per 70 dite ne San Hoze te Kilit ka shkuar drejt perfundimit me sukses te plote. Nga nentoka u nxorr edhe minatori i 33 Ariel Ticona i cili se bashku me 32 miqte e tij ka kaluar nje makth te vertete per me shume se dy muaj por per fat te mire mbaroi me sukses.

Operacioni ka vijuar normalisht ndersa minatoret e sapo nxjerre nga siperfaqja pasi jane takuar me te aferm e familjare te tyre jane shoqeruar per ne spital per tiu nenshtruar vizitave te detajuara mjekesore.

Pasi ka mbaruar operacioni i shpetimit pas pothuajse 23 oresh pa ndalim te gjithe familjaret forcat e shpetimit zyrtaret e larte kilene dhe vete presidenti i vendit Pinera kane shperthyer nga gezimi dhe kane festuar duke kenduar himnin kombetar ne nje nga malesite me te largeta te shtetit amerikano-latin.

Mediat kryesor te botes me te gjithe korrespondentet e tyre kane paraqitur per gjate 23 oreshit te operacionit te gjitha detajet e misionit me te veshtire te shpetimit te minatoreve qe ka ndodhur ndonjehere ne bote.

Kapsula Feniks ka qene bashkeshoqeruesja e cdo minatori gjate kohes qe ata kane bere rrugen e gjate prej 700 metrash per te pare pas 70 ditesh buzeqeshjen e te afermeve dhe te miqve qe po i prisnin prej dy muajsh minatoret.

Jimmy Sanchez Mario Gomez Jose Ojeda Bolivian Carlos Mamani Mario Sepulveda Juan Illanes Claudio Yanez Yonni Barrios Edison Pena Victor Zamora Omar Reygadas Esteban Rojas Jose Henriquez Claudio Acuna Franklin Lobos Richard Villarroel Raul Bustos Alex Vega Jorge Galleguillos Carlos Barrios Victor Segovia Daniel Herrera Pablo Rojas Dario Segovia Osman Araya Samuel Avalos Carlos Bugueno and Renan Avalos Juan Aguilar Pedro Cortez dhe Ariel Ticona jane emrat e 33 minatoreve padyshim me te famshem te planetit.

Direkt pas perfundimit te shpetimit presidenti i Kilit ka falenderuar te gjitha forcat e shpetimit te gjithe minatoret te afermit dhe miqte e minatoreve dhe gjithashtu te gjithe popullin e Kilit per optimizmin e madh per besimin dhe per mbeshtetjen e madhe per te arritur qe te perfundohej me sukses perfundimi i ketij misioni shpetimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›