KSHZ shqyrton denoncimet për veprimtaritë publike të institucioneve

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi administrativisht denoncimin me nr. 6, datë 11.02.2025, të depozituar Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK).
Komisioneri vendosi t’i rekomandojë Kuvendit të Shqipërisë që mos të përfshijë në seancë plenare projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
KSHZ shqyrtoi edhe denoncimin me nr. 14, datë 12.02.2025, të depozituar nga Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK).
Komisioneri vendosi pushimin hetimin administrativ ndaj:
- Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore;
- Autoritetit të Aviacionit Civil;
- Autoritetit Rrugor Shqiptar;
- Agjensisë për Eficencën e Energjisë;
- Autoritetit Portual Durrës.
Sipas njoftimit të KSHZ-së, gjithashtu u shqyrtua denoncimi me nr. 15, datë 13.02.2025, të depozituar nga Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK).
KSHZ vendosi pushimin e hetimit administrativ ndaj:
- Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniveristar;
- Agjensisë Kombëtare të Arsimit Parauniveristar;
- Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Tiranë;
- Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier;
- Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës.
1 nga 2
/a.f/