E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gonxhja: 400 operatorë ekonomikë në platformën OBP.al

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se 400 operatorë ekonomikë kanë zgjedhur të regjistrohen në platformën OBP.al dhe po përfitojnë nga mundësia për t’u informuar në kohë reale për tenderët më të fundit.

Sipas tij, shërbimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) për njoftimin automatik për tenderët në kategoritë specifike të prokurimit ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

“Çdo ditë, platforma OBP.al mirëpret operatorë të rinj që duan të jenë më pranë mundësive në treg”, tha ai.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, krijuar nga Këshilli i Ministrave në shtator të 2023-shit, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Misioni i Shoqërisë është ofrimi i shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›