E Enjte, 5 Nëntor 2026

KSHZ vendos dërgimin për verifikim të thelluar të kryetarit të bashkisë Libohovë

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi plotësoi sot vakancat e krijuara në tre këshilla bashkiakë.

Këshilli i Bashkisë Pukë u plotësua me kandidatin nga lista shumemërore të subjektit “Partia Aleanca Demokratike Shqiptare”, Alban Lleshi.

Këshilli i Bashkisë Rrogozhinë u plotësua me kandidatin nga lista shumemërore të subjektit “Partia Republikane Shqiptare”,  Isa Halili.

Këshilli i Bashkisë Dibër u plotësua me kandidatin nga lista shumemërore të subjektit “Partia Republikane Shqiptare”, Nertila Kaza.

Komisioneri shqyrtoi gjithashtu rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Armelin Koni, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Shijak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Aleanca Progresiste LZHK”.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi përfundimin e procedurës administrative pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues Armelin Koni, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i verifikimit të thelluar.

Gjithashtu, u shqyrtua projektvendimi “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues, Leonard Hide, kryetar bashkie i Libohovës, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi kryerjen e verifikimit të thelluar të subjektit Leonard Hide dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.

1 nga 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›