E Diel, 1 Nëntor 2026

KS/J1 Besa- Skënderbeu 0-2, në tavolinë

Ashtu siç pritej, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i dha 2-0 fitoren në tavolinë Skëndërbeut ndaj Besës, në takimin e javës së parë të sezonit 2010-2011.

Ndeshja e zhvilluar në Kavajë u ndërpre në minutën e 88-të, kur rezultati ishte 1-0 për Skënderbeun, për shkak se tifozët kavajas me aktet e tyre të dhunshme, përfshirë dhe plagosjen e anësorit Denis Rexha, nuk lejuan për 15 minuta rresht zhvillimin normal të takimit.

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Kavajës, gjatë ndeshjes Besa-Skënderbeu, çoi në pranga tre persona dhe si dhe në kërkim të katër personave të tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu u ngjit në krye të renditjes pas serisë së ndeshjeve të javës së parë, falë golaverazhit më të mirë në raport me Vllazninë e Flamurtarit (po nga 3 pikë).

Java e dytë nis me takimin Flamurtari-Tirana (të premten, 17:00), duke vazhduar me tri ndeshjet e ditës së shtunë: Dinamo-Besa, Kastrioti-Vllaznia dhe Bylis-Elbasani.

Të dielën do të luhet Skënderbeu-Teuta, ndërsa të hënën java e dytë mbyllet me sfidën Laçi-Shkumbini.

KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2010-2011

JAVA 1
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besa-Skënderbeu 0-2
Teuta-Laçi 0-0
Shkumbini-Kastrioti 2-2
Vllaznia-Bylis 3-2
Elbasani-Tirana 1-1

RENDITJA

1. Skënderbeu 3
2. Vllaznia 3
3. Flamurtari 3
4. Kastrioti 1
5. Shkumbini 1
6. Elbasani 1
7. Tirana 1
8. Laçi 1
9. Teuta 1
10. Dinamo 0
11. Bylis 0
12. Besa 0

JAVA 2
Dinamo-Besa 28.08/17:00
Skënderbeu-Teuta 29.08/17:00
Laçi-Shkumbini 30.08/17:00
Kastrioti-Vllaznia 28.08/17:00
Bylis-Elbasani 28.08/17:00
Flamurtari-Tirana 27.08/17:00

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›