E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në stadiume, dënimet e javës I

Komisioni i Disiplinës u tregua i ashpër në vendimet e tij pas incidenteve të dhunshme që shoqëruan tri nga gjashtë ndeshjet e javës së parë të Superligës. Pesë klube ishin në shënjestër: Besa, Skënderbeu, Vllaznia, Elbasani dhe Tirana, ndërkohë që i ndëshkuar ishte dhe mesfushori i Besës, Paulin Dhembi. Përveç pezullimeve të dy fushave pa praninë e shikuesve, ato të Besës (katër ndeshje) dhe Elbasanit (dy ndeshje), shuma totale e gjobave arriti në 1.9 milionë lekë.

BESA - Pas incidenteve në ndeshjen Besa-Skënderbeu (java e parë), që shkaktua edhe ndërprerjen e parakohshme të saj, Besa u dënua me zhvillimin e katër ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe 1 milion lekë gjobë, si dhe me humbjen e ndeshjes 2-0.

SKENDERBEU – Klubi korçar u ndëshkua me 200 mijë lekë gjobë pasi tifozët e tij hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Besa-Skënderbeu.

ELBASANI – Pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Tirana (1-1, java e parë), klubi verdheblu u dënua me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e shikuesve dhe me 200 mijë lekë gjobë.

VLLAZNIA – Klubi shkodran u ndëshkua me 200 mijë lekë gjobë pasi tifozët e tij hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes kundër Bylisit (3-2, java e parë), në takimin e zhvilluar në asnjanësin “Brian Filipi” të Lezhës.

TIRANA – Për mungesë të uniformës së dytë dhe paraqitje me vonesë në ndeshje (bardheblutë morën borxh mbathjet nga ekipi i Elbasanit), Tirana u ndëshkua me 200 mijë lekë gjobë.

DHEMBI – Mesfushori i Besës, Paulin Dhembi, për ofendim të tifozëve kundërshtarë (të Skënderbeut, qytetit ku dhe ai ka lindur), u dënua nga Komisioni i Disiplinës me tri ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›