E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS/J4 Dinamo - Shkumbini 1-0

Dinamo legjenda e spektaklit Dinamo magjia Elis Bakaj - keshtu shkruhej ne banderolat e vendosur nga tifozet blu ne stadiumin Qemal Stafa. Por ndersa Dinamo zhvilloi nje loje pa shume spektakel Elis Bakajt nuk i mungoi magjia e tij pikerisht me eurogolin e minutes se 59-te qe mposht portierin e Shkumbinit Elvis Kotorri dhe fiksoi fitoren 1-0 te kampiones ne fuqi ndaj peqinasve.

Per sulmuesin blu dhe te Kombetares shqiptare ky ishte goli i dyte rresht i sulmuesit blu pas atij te realizuar ne fitoren 2-1 kunder Teutes nje jave me pare por Bakaj u shnderrua dashur pa dashur edhe ne protagonistin e ndeshjes me nje berryl sportiv te tij qe prodhoi shume polemika ne fushe dhe shume debate pas ndeshjes.

Dinamo pas humbjes kunder Flamurtarit ne javen e pare te kampionatit ka rigjetur veten me tri fitore rresht duke e rikonfirmuar veten si nje pretedente te paster per te fituar Kampionatin e 72-te Kombetar cka do te perkonte edhe me titullin e 19-te te saj e ndoshta te parin per nje trajner argjentinas duke pare edhe kombesine e Luis Manuel Blankos.

Per Shkumbinin humbja erdhi si nje dush i ftohte pikerisht pas kulmit qe treguan peqinasit me fitoren 3-1 ndaj Skenderbeut nje jave me pare.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 18 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›