E Diel, 1 Nëntor 2026

KVV: Fushata jashtë kontrollit. Ligji parashikon monitorim 1 mujor, e kanë nisur prej 6 muajsh

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi një deklaratë ku përmbledh qëndrimin e Koalicionit mbi zhvillimin e fushatës pre-mature zgjedhore si dhe mbi domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit dhe nisjes së një fushate korrekte në datën 24 Maj 2013.

Në këtë deklaratë Koalicioni ngre shqetësimin se mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e kësaj fushate prej autoriteteve përgjegjegjëse del jashtë kontrollit, pasi ligji e rregullon këtë mbikqyrje dhe monitorim vetëm për një muaj nga rreth 6 muaj fushatë të zhvilluar tashmë.

Për këtë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit dhe mbështet Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të vënë gjithë këtë proçes në shina ligjore, duke marrë masa dhe vendosur sanksione administrative ndaj të gjitha subjekteve politike që kanë shkelur afatin e çeljes së fushatës zgjedhore, në zbatim të Nenit 171 pika 2 e cila përbën bazën e nevojshme ligjore.

Po ashtu në lidhje me ndalimin e përdorimin të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, Koalicioni konstaton se kuadri ligjor i sotëm është i plotë dhe përbën një garanci që duhet të shfrytëzohet maksimalisht si një mjet efikas për të ndaluar përdorimin e burimeve publike nga subjektet zgjedhore.

Përveç Kodit Zgjedhor i cili mbulon vetëm periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 24 Maji deri më 21 Qershor, Koalicioni sjell në vëmendje garancitë që ofrohen dhe jepen nga Kodi Penal të cilat nuk janë të kufizuara në kohë dhe janë të vlefshme në çdo kohë.

Ndaj, Koalicioni nxit të gjithë aktorët politikë ose jo si edhe qytetarët që të denoncojnë pranë organeve kompetente të gjitha rastet e abuzimit me ligjin nga ana e subjekteve elektorale apo nga pushtetarë.

Madje Koalicioni tërheq vëmendjen se shqetësimet e ngritura në media deri më sot dhe në vazhdim duhet të përbëjnë indicie për Prokurorinë, si trupa përgjegjëse e të hetuarit në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Koalicioni ngre shqetësimin e transmetimit në mënyrë të jashtëligjshme të spoteve elektorale të parakohshme si dhe i një spoti (reklamë televizive) të Ministrisë së Mbrojtjes mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

D E K L A R A T Ë

 Fushata zgjedhore korrekte dhe zbatimi i ligjit domsodoshmëri për ushtrimin e lirë të vullnetit të votuesit

 Fushata zgjedhore është periudha me e rëndësishme e një proçesi elektoral. Është kjo periudha kur nis gara mes subjekteve politike të cilat konkurojnë midis tyre për ti prezantuar votuesve platformat e tyre elektorale, mbi bazën e të cilave kërkojnë votën edhe besimin e publikut.

Është kjo periudha kur të gjitha subjektet që janë rregjistruar për të garuar monitorohen nga një sërë mekanizmash dhe dispozitash ligjore në funksion të respektimit dhe zbatimit të një parimi themelor dhe kushtetues atë të barazisë në përdorimin e mundësive dhe burimeve.

 Kodi Zgjedhor parashikon fillimin e fushatës zgjedhore më datën 24 Maj 2013 (30 ditë para datës së zgjedhjeve) deri në datën 21 Qershor 2013, pas së cilës fillon heshtja elektorale.

Koalicioni e ka bërë bërë prezent edhe më parë[1] se fushata ka muaj që ka nisur prej gati të gjithë subjekteve politike[2].

 Në përvojat botërore, gjenden legjislacione që nuk e kufizojnë periudhën e fushatës zgjedhore. Por legjislatori ynë, me të drejtë, e ka parë me vend që ta kufizojë fushatën zgjedhore në një segment të caktuar kohor, për një sërë arsyesh ndër të cilat mund të përmendim lehtësitë që krijohen për: sigurimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve elektorale; shmangien e politizimit të administratës publike; shmangien e shfrytëzimit të burimeve të administratës publike; vëzhgimin e financave të subjekteve politike apo mbikëqyrjen e mbulimit që i bën media fushatës zgjedhore, etj.

 Pikërisht për të adresuar shqetësimet në lidhje me çështjet e sipërpërmendura, legjislatori ka hartuar dhe vendosur një numër të konsiderueshëm dispozitash në Kodin Zgjedhor. Janë 32 pika dhe gërma në këtë Kod, të cilat vendosin afate kohore në lidhje me fushatën zgjedhore dhe përcaktojnë zhvillimin e fushatës zgjedhore nga të gjithë aktorët pjesëmarrës pjesëmarrës[3] në proces si: Këshilli i Ministrave, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mediat private dhe Radio Televizioni Shqiptar, Bordi i Monitorimit të Medias, subjektet politike, etj.

 Koalicioni vëren se pikërisht infrastrukura zgjedhore e cila ndërtohet në disa etapa dhe në një raport të caktuar me fushatën zgjedhore zhbëhet automatikisht kur vetë periudha e fushatës nuk respektohet.

Për më tepër mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e kësaj fushate prej autoriteteve përgjegjegjëse

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›