E Shtunë, 31 Tetor 2026

KVV: KQZ-ja, e cunguar dhe me funksion jonormal

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikon raportin e dytë për situatën parazgjedhore në Shqipëri për periudhën 15 mars 23 maj 2013.

Në raportin e tij, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë theksojnë se Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve është i cunguar dhe me funksion jonormal.

“Megjithëse KQZ është duke u mbledhur me katër anëtarë, veprimtaria e saj është e paplotë. Lidhur me tekonologjitw e reja vërehet konfuzion. Lidhur me grupet e numërimit, KQZ nuk ka miratuar ende aktet përkatëse. Procesi i pastrimit të listave nuk është respektuar. Nga partitë politike nuk janë respektuar kuotat gjinore. Përveç përdorimit të administratës dhe fëmijëve në fushatë, ka pasur edhe incidente”thekson më tej KVV-ja.

Koalicioni thekson më tej se fushata nisi përpara afatit të përcaktuar nga ligji dhe në shkelje të plotë të kodit zgjedhor ndërsa vihet re dhe një klimë e lartë polarizimi dhe mosbesim mes partive politike.

Ecuria e procesit elektoral ka mangësi në kuadrin ligjor dhe procesi i saktësimit të të dhënave u shoqërua me mosrespektim afatesh ka theksuar më tej Koalicioni i Vëzhguesve Vendor.

Koalicioni ka paraqitur edhe një sërë rekomandimesh drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t`i paraprirë ditës së zgjedhjeve.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të jetë i vëmendshëm në mbikqyrjen e fushatës, veçanërisht në përdorimin e resurseve të administratës. KQZ të jetë e vëmendshme lidhur me aktet e nxjerra më përpara prej saj. Për të gjitha subjektet zgjedhore që e nisën fushatën para kohe, të marrë masa për shkeljen e ligjit. Është shumë e rëndësishme për KQZ-në të marrë masa për përdorimin e sistemit të numërimit dhe përdorimit të kartave të identitetit. KQZ-ja duhet të marra masa për trajnimin e punonjësve të qëndrave të votimit dhe të miratojë sa më parë vendet e numërimit të votave thekson më tej KVV-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›