E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli i nderit të Meksikës Ylli Ndroqi takime në Romë, në fokus investimet

Shtetet e Bashkuara të Meksikës shprehin interes për të investuar në biznes, turizmin dhe kulturën shqiptare.

Pas forumit të biznesit në Tiranë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Meksikës thërret në Romë konsullin e nderit, Ylli Ndroqi.

Zoti Ylli Ndroqi është takuar me konsullin e SHBM-së Luis Alva Fernando, me atashenë kulturore, Maria Tereza Ceron Velez dhe me zv.drejtoreshën e turizmit, Sarina Alvarez.

Vizita e konsullit të nderit Ylli Ndroqi në Romë bëhet për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e biznesit dhe turizmit si dhe mes biznesit shqiptar dhe atij meksikan.

Konsulli i Ambasadës vlerësoi Forumin e organizuar në Tiranë dhe interesin e biznesit shqiptar për Meksikën.

Hapja e konsullatës në Tiranë pak muaj më parë ka filluar të japë efektet e para për të afruar sa më pranë Shqipërinë me Meksikën.

Në datën 15 maj, me nismën e konsullit të nderit zoti Ylli Ndroqi u organizua forumi ekonomik Shqipëri-Meksikë ku u dha mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›