KVV publikon raportin e tretë për zgjedhjet e 23 qershorit
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e tretë për zgjedhjet e 23 qershorit.
Raporti i cili periudhën 24 maj-16 qershor evidentohet ngërçi i krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, KQZ-ja është munduar të funksionojë normalisht por ka shmangur vendimarje apo udhëzime që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Koalicioni thekson më tej se fushata nisi përpara afatit të përcaktuar nga ligji dhe në shkelje të plotë të kodit zgjedhor ndërsa vihet re klimë e tensionuar politike.
Liderët e dy partive kryesore politike në vend drejtojnë fushatën në sulme për njëri tjetrin dhe nuk paraqesin objektivat që duhet të përmbushin për qytetarët. Gjithashtu nuk kanë munguar incidente që kanë çuar deri në sulme ndaj zyrave elektorale por dhe në kërcënime ndaj kandidatëve thekson KVV-ja.
vijon..